Shërbimi Sekret amerikan po bëhet gati të marrë në mbrojtje ish- Zv. Presidentit Joe Biden, teksa rezultati i zgjedhjeve në SHBA pritet të dalë nga momenti në moment.
Sipas Washington Post, Shërbimi Sekret ka angazhuar një ekip me disa agjentë që të qëndrojnë rreth tij, pasi anëtarët të fushatës së tij njoftuan se Biden do të mbajë një fjalim të madh këtë të premte në sallën e kongreseve në Wilmington.
Biden është më pranë se kurrë fitores së zgjedhjeve presidenciale pasi së fundmi ka arritur të përmbysë edhe rezultatin në shtetin e Xhorxhias.