Tashmë Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj nuk fshihen më as nga fotot paparacë, por as nga sytë e gjithë publikut.
Pasi bënë publike lidhjen, Marku dhe Rudina po shijojnë lirinë e të jetuarit dashurinë e tyre haptazi dhe pa u fshehur. Këto ditë dyshja po i kalojnë sa më pranë njëri-tjetrit dhe vetëm së fundmi, Rudina ka publikuar në Instastory një foto pranë tij. Aktorja e ka shoqëruar foton me një zemër duke treguar se ndihet e lumtur dhe e dashuruar me ish-deputetin.