Një debat me tone të ashpëra është zhvilluar jashtë parlamentit, midis deputetit Halit Valteri dhe ish-ministrit Daminan Gjiknuri, ku burimet thonë se Valteri ka tentuar të q.ëlloj ish ministrin, por është ndaluar nga kolegë të tjerë deputet që ishin aty pranë.
Me sa duket, tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e pikërisht tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputetëve.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan deputetët në një përplasje mes tyre, por ajo ç’ka shihet është, se debati pas kësaj ngjarje do vazhdoi dhe brenda parlamentit.