“TripAdvisor” ka shpallur listën me 25 destinacione, të cilat i sugjeron për t’u vizituar këtë vit. Në renditjen e “Tripadvisior”, qyteti i Sarandës renditet në vendin e dytë, ndër desntinacionet e reja që duhet vizituar gjatë 2020.
Renditja e “Tripadvisior” është publikuar në rrjetet sociale dhe nga kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit, Gurma po promovon Sarandën duke iu bërë thirrje turistëve që të pushojnë në këtë qytet, i cili gjatë kësaj pandemie nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv.
Saranda është një qytet që nga viti në vit, ka një rritje të lartë të numrit të turistëve të huaj dhe vendas, që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë vend.
Në vendin e parë të “TripAdvisor”, është renditur krahina ruse e Kaliningrad, dhe pas saj vjen Saranda. /Sarandanews.com/