• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Situata nga Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata po mbahet në kontroll, asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore, jo mbyllje të shkollave

24/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Situata nga Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata po mbahet në kontroll, asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore, jo mbyllje të shkollave
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve, zhvilloi dje një konferencë për shtyp nga ku u fol për situatën e pandemisë së Covid në Shqipëri. Sipas ekspertëve, situata është përkeqësuar në raport me javët e kaluara por po mbahet në kontroll.

Kështu drejtoresha e ISHP, Albana Fico, bëri me dije shifrat e ndryshuara të ditëve të fundit, duke nënvizuar një përkeqësim të situatës. Ndër të tjera ajo u shpreh se sa i përket gjinisë më të prekur nga ky virus janë femrat, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat. “Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Incidenca 14-ditore rezulton e rritur në 301 persona për 100. 000 banorë.

Mesatarja ditore për rastet pozitive është 704 për javën që lamë pas. Raporti i vdekjeve me rastet pozitive është 2.1 për qind. Femrat të prekura kemi 52% dhe meshkuj 48%. Numri i testimeve është nga targeti 1 për 1000 banorë në javë kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë. Kjo situatë kërkon respektimin e masave”, tha Fico. Ndërkohë, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsye që qytetarët të shqetësohet për mungesë të kapaciteteve spitalore, pasi të gjitha janë të llogaritura mjaft mirë.

“Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore, janë të gjitha të kalkuluara me aq sa mund të kalkulohet. Jemi të kalkuluar që të shfrytëzojmë në maksimum burimet njerëzore dhe spitalore, nuk duhet të kemi frikë që kapacitete spitalore nuk do të mjaftojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u trajtuar me Covid. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, tha Rakacolli. Sakaq Rakacolli u pyet edhe në lidhje me ndonjë vendim të mundshëm për mbylljen e shkollave.

Ajo u shpreh se aktualisht nuk është menduar për një mbyllje të shkollave nga monitorimi që është bërë. “Incidenca nuk është rritur prej shkollave. Në bazë të shifrave do të shikojmë se ç’do të bëjmë. I kemi monitoruar veçanërisht shkollat që nga 14 shtatori. Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave. Në shifrat aktuale, nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar”, tha Rakacolli.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar se për shkak të rasteve të shumta koha e pritjes për qytetarët për të bërë tamponin është rritur, teksa ka listuar dhe arsyet. “Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, ekipet duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimi bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti”, tha Brataj.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In