• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama komenton përgjimet e Antimafias: Tymnajë e neveritshme nga njerëz që e kanë prioritet t’ja bëjnë nënën këtij vendi

26/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rama komenton përgjimet e Antimafias: Tymnajë e neveritshme nga njerëz që e kanë prioritet t’ja bëjnë nënën këtij vendi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime në Shqipëri në fakt mafia italiane ka investuar vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.

“Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia. Sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian. Dhe po jua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim.

Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane: “Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël. Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje’

Ky është citim nga konkluzionet e prokurorisë italiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mehjaneve televizive dhe ditëve të gjatë të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp, që i mëshiron më së miri ata të cilët i ushqejnë këto lloj qasjesh.

Janë të njëjtët dhe që priren t’iu ‘bëjnë nënën këtij vendit’. Kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, provë. Dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merreni të gjitha ato mijëra faqe dhe pijini lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave.

Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t’iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie. Çtë të them: që nuk i njoh këto njerëz dhe skam takuar asnjë? Është e kotë. Të të them që nuk funksionon kështu me mua është gjithashtu e kotë. Është një mënyrë më e ulët se s’ka për të kërkuar avantazhe duke ‘ia bërë nënë këtij vendi’ përsëri, si gjithmonë. Në vend 6të informacionit bëhet dizinformacion”, tha Kryeministri.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In