Sali Berisha, vijon të publikojë në rrjetin social Facebook akuza të rreme me qëllim ngjalljen e panikut në publik.
Ditën e sotme, ish-lideri demokrat publikoi një denoncim ku pretendonte se efektivët kishin rrahur një qytetare nga Vlora, duke publikuar veç një fragment nga një video.
Ndërkohë, një qytetar ka filmuar ngjarjen e plotë ku efektivët jo veç që nuk kanë ushtruar dhunë por janë afruar për ta nxjerrë atë nga deti ku kishte hyrë.
TemA po publikon pjesën e parë të videos, të cilën ish kryeministri ka zgjedhur mos e publikojë.
Në të tregohet momenti kur qytetarja ishte futur në det dhe njëri nga efektivët shkoi dhe e nxori duke e shpëtuar nga mbytja.
Polici është futur me gjithë rroba duke e nxjerrë nga uji gruan në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë.
Pamjet tregojnë momentin kur efektivi arrin që të bindë gruan që të dalë nga deti, ku pas daljes nga ujërat detare, ajo nuk ishte ndjerë mirë duke humbur ndjenjat.
Fill pasi kanë parë gjendjen, efektivët kanë ndërhyrë duke u përpjekur t’i japin ndihmën e parë.
Pavarësisht këtij akti human, nga ana tjetër, ish kryeministri akuzon policët për rrahje.
“Narkobandit me uniform larg duart nga qytetaret!!
Trajtimi shtazor i qytetares nga narkohorrat me uniforme te Edvin Kristaq Xhelatit ne Vlore. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!
Pa: Edvin Kristaq Bastardi ka shfrytezuar epidemine per vendosur mbi ju te dashur qytetare shtypjen e eger te eterve te tij mizor, Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar, Daj Xhelat Kolekes dhe Kristaq Xhelat Rames!
Ju bej thirrje te ngriheni ne te gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile per te kundershtuar veprimet shtazore ndaj jush te ketij bastardi te xhelateve hoxhist. sb pershendetje doktor jam 1 qytetar nga vlora shiko si i trajton policia grate ne vlore i ndjek me vrap brenda ne det” ky është mesazhi i publikuar nga Berisha.
Më poshtë video që përgënjeshtron Berishën.