• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas shpartallimit nga vetingu, Gjykata e Lartë drejt kompletimit, nisin procedurat e emërimit për 3 kandidatë, dalin emrat

05/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pas shpartallimit nga vetingu, Gjykata e Lartë drejt kompletimit, nisin procedurat e emërimit për 3 kandidatë, dalin emrat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë pritet që të jetë shumë shpejt me kapacitete edhe më të plota. Kjo gjykatë është më e dëmtuara nga vetingu, pasi shumë dhanë dorëheqjen dhe shumë të tjerë ngelën në procesin e rivlerësimit. Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar 3 emra të tjerë për të qenë pjesë e kësaj gjykate.

“Sot, në datën 04.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve dhe vijim e procedurave të emërimit për z. Gentjan Medja, z. Asim Vokshi, si dhe znj. Manjola Xhaxho, përkatësisht për pozicionet e lira në fushën e së drejtës administrative dhe civile.

Gjithashtu, në vijim të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, për kandidatët znj. Elena Tafa, znj. Juliana Pjetri, znj. Klodjana Kryeziu, znj. Olta Cenaj dhe z. Noel Veizi”, tha KLGJ. Vetingu në sistemin e drejtësisë i dha një shuplakë të fortë Gjykatës së Lartë.

Emra si Zaganjori ngelën në veting, por shumë të tjerë u dorëhoqën. Fati i tyre ishte se në momentin që nisi procesi i vetingut iu kishte mbaruar mandati dhe për këtë arsye nuk pranuan të kalonin si gjyqtarë Apeli duke mbyllur karrierën për 15 vite. Por nga ana tjetër pati dhe disa nga ata që tentuan të shpëtojnë statusin e magjistratit.

Edhe pse refuzoi Apelin, Arjana Fullani luftoi fort në komisionet e vetingut që të mos përjashtohej për 15 vite, por në fund nuk ia doli dot. Komisioni i Posaçëm i Apelimit e nxori për 15 vite nga sistemi. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Gjykatën Kushtetuese, ku vetëm një anëtare e kaloi vetingun, ndërsa gjithë të tjerët ngelën në proces.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In