• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk ka lehtësim të masave, Komiteti i Ekspertëve shtyn pa afat kufizimin orar dhe grumbullimet, s’ka izolim në fundjavë

03/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Nuk ka lehtësim të masave, Komiteti i Ekspertëve shtyn pa afat kufizimin orar dhe grumbullimet, s’ka izolim në fundjavë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi ditën e djeshme që masat kufizuese të cilat kufizonin lëvizjen nga ora 22:00 – 06:00 do të qëndrojnë në fuqi pa afat.

Ky vendim u mor nga komiteti pak javë më parë pas shtimit të rasteve me Covid në vend, ndërsa i njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për baret e restorantet, të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe kohore. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 personave, dasmat, ceremonitë mortore dhe konferencat. Këtë e bëri të ditur në konferencën për shtyp kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Ajo u shpreh se do vijojë të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes për qytetarët, ndërsa u shpreh se universitetet dhe shkollat do vijojnë mësimin online dhe të alternuar. ”Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura e të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ato martesore, ato mortore jashtë rrethit familjar, kufizimi i bareve e restoranteve fast-food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery), do të vazhdojë të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Administrata do të vijojë të punojë nga shtëpia, universitetet do të vazhdojnë online. Shkollat do të vazhdojnë me mësimin e alternuar fizik dhe online”, tha ajo.

Rakacolli flet për masat

Zëvendësministrja Mira Rakacolli deklaroi se nuk do të ketë kufizime gjatë fundjavave, ndërsa theksoi se do të shihet edhe se si do të vijojë situata epidemiologjike, pasi nëse sipas saj, situata rëndohet dhe ka një shtim të lartë të rasteve me Covid mund të merren edhe masa të tjera shtesë.

“Komiteti i Ekspertëve nuk e ka shtruar në asnjë moment mbylljen gjatë fundjavave. Në vendimin e sotëm, nuk është përmendur. Do të analizohet situata epidemiologjike në vazhdim duke i ndjekur me shumë kujdes efikasitetin dhe tendencat e lehta pozitive që janë vënë re javën e fundit në lidhje me numrin e rasteve të reja që kanë një tendencë në rënie. Kjo situatë është dinamike dhe nëse kjo situatë do të rëndohet mund të vlerësohen edhe masa të tjera shtesë”, tha ajo. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Rakacolli foli dhe për kufizimet gjatë festave të fundvitit.

Ajo tha se nuk do të lejohen grumbullimet shumë se 10 persona. “Ne jemi disa javë larg krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto më masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi”, tha Rakacolli. Ndërkohë, Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini gjatë fjalës së saj në konferencën e komitetit bëri me dije se situatën nga Covid në kopshte dhe çerdhe, teksa është ndalur që të flasë edhe për festimin e festave të fundvitit.

Tomini u shpreh se në kopshte dhe çerdhe nuk është vërejtur shpërthim i rasteve, ndërsa bëri thirrje që të shmangen grumbullimet masive për festa. “0-4 vjeç kemi një incidencë shumë të ulët, 0.7-0.8% të rasteve. Nuk kemi evidentuar shpërthim masiv, kemi pasur grupime të minimizuara, por nuk kanë ndikuar të incidenca. Grumbullimet masive apo për të festuar festat, sigurisht janë elementë që duhet të privohen, të ndalohen, që është e mira të festojmë në familjen e ngushtë në këto kushte që pandemia na e ka kufizuar”, tha Tomini. /SHKRUAR NGA SIDORELA BRAÇJA

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In