• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta-Berisha të lodhur mendërisht, fitorja e Biden i ka trembur shumë, duan destabilizimin për t’i shpëtuar ndëshkimit

19/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Komiteti anti-qeveritar për Covid19” dhe kryetari Ilir Meta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ditët e fundit kanë forcuar retorikën e sulmeve kundër qeverisë. Kreu i shteti paralajmëroi një protestë për rrëzimin e qeverisë, ndërsa ish-kryeministri në çdo status në rrjetet sociale kërkon revolta për të larguar Edi Ramën.

Gazeta kontaktoi me avokat Spartak Ngjelën, për të komentuar qëndrimet e Metës dhe Berishës. Sipas tij, thirrjet e tyre janë veprime të ndikuar nga frika. Për avokatin, këto janë deklarata që nuk kanë asnjë efekt, por tregojnë se të dy protagonistët kanë frikë. Në një prononcim për gazetën “SOT” ai u shpreh se fitorja e Joe Biden në SHBA i tremb shumë të korruptuarit në vend, por më së shumti Metën dhe Berishën sepse nuk kanë më mbështetjen nga Amerika.

Madje, sipas tij, frika që i ka kapluar i shtyn ata të bëjnë veprime të tilla qesharake. “Ilir Meta dhe Sali Berisha janë të lodhur nga mendja. Kjo sepse kanë frikën e akuzave që mund t’u ngrihen nga SPAK. Shqipëria është një vend që drejtohet nga politika amerikane. Dhe nga kjo pikëpamje politika amerikane ndryshon.

Ardhja e presidentit Joe Biden i ka trembur Metën dhe Berishën, madje të gjithë të korruptuarit në Tiranë. Kjo pasi e kishin kuptuar që presidenti i SHBA që u rrëzua nuk ishte plotësisht me hapësirën normale që i duhet dhënë politikës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ngjela. Sakaq, avokati thekson se me ndërhyrjen e Biden në politikën shqiptare dhe më hetimet nga SPAK, Meta dhe Berisha i afrohen më shumë greminës.

Ja çfarë do të sjellin ndryshimet në SHBA

Sipas Ngjelës këta dy janë personazhet me të korruptuar në politikën shqiptare dhe ndaj i tremben ndëshkimit që do marrin. Duke i paraprirë hetimeve ndaj tyre, sipas avokatit, ata nxisin protesta dhe kërkojnë destabilizim të vendit, por nuk kanë për t’ia arritur.

Sipas Ngjelës të korruptuarit në Ballkan kishin një krah sigurie nga Presidenti Donald Trump, por me ardhjen e Biden gjërat do ndryshojnë, sidomos në rolin e Shqipërisë në funksion të Kosovës. Pra, ai shpjegon që, Biden do të vendosë si negociator për njohjen e Kosovës Midelin Ollbrajt, e cila ka qenë drejtuesja kryesorë në luftën për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Pikërisht këto lëvizje në kabinetin amerikan do të vënë para drejtësisë politikanët shqiptarë dhe kosovarë, mes tyre Metën dhe Berishën.

“Pavarësisht që vetë presidenti i mëparshëm nuk doli në skenë për ndërhyrjet në Ballkan, por kishte një Grenell që e nxirrte dhe nuk dihet si do të përfundojë, pas 20 janarit. Por çështja më e rëndësishme, është problemi shqiptar në Ballkanin Perëndimor, sidomos në funksion të Kosovës.

Mirëpo po shikojmë që presidenti i ri Biden po shikon të vendosë si kryenegociatore për problemin e njohjes së Kosovës, Midelin Ollbrajt. Kjo e fundit kush është? Është ish-Sekretare e Shtetit që drejtoi luftën për bombardimin e Serbisë dhe shkëputjes së Kosovës nga reaksioni Serbi. Pikërisht tani kjo do të vendoset si kryenegociatore në vend të Grenellit. E kuptoni se çfarë ndryshimi do të vijë në politikën shqiptare”, deklaroi ai.

Sipas avokatit, kjo është arsye pse është trembur korrupsionin i lartë shtetëror në Tiranë dhe në Prishtinë gjithashtu. Sipas Ngjelës, në Tiranë janë frikësuar më tepër Meta dhe Berisha, ndërkohë që politika e SHBA qesh me ta.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In