• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Merret vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim, 10 mijë lekë për punonjësit e transportit

17/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Merret vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim, 10 mijë lekë për punonjësit e transportit
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pensionistët do marrin 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Ditën e djeshme ministrja e Financave, Anila Denaj, ka dalë në një deklaratë publike ku tregoi se është miratuar rishikimi për herë të katërt i aktit-normativ për buxhetin 2020, ku përveç shtesa fondesh në disa zëra të rëndësishëm është përcaktuar edhe vlera që do të shpërndahet për pensionistët.

Denaj tregoi se për pensionistët është përcaktuar në total 3.4 miliardë lekë për mbi 677, 906 qytetarë, ku secili prej tyre do të shpërblehet sipas kategorisë që i përket. Konkretisht kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus financiar janë: ata që përfitojnë pension pleqërie, ata që marrin pension invaliditeti, ata që përfitojnë pension social dhe familjarë si dhe ata që përfitojnë pension suplementar.

“Miratuam sot Aktin Normativ për Buxhetin e vitit 2020, ku përmes së cilit qeveria po alokon 3.4 miliardë lekë për shpërblimin e fundvitit për kategorinë e pensionistëve, përkatësisht në masën 5,000 lekë për çdo pensionist. Nga ky shpërblimi përfitojnë: 677,906 pensioniste dhe përfitues të tjerë nga të cilët: mbi 543,250 janë pensionistë në pension pleqërie, 74,033 persona në pension invaliditeti; 2,646 me pension social; 9,932 persona në pension familjar; mbi 8045 persona te tjerë qe në pension te parakohshëm apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish- ndërmarrjeve ushtarake”, deklaroi ministrja.

Më tej ajo tregoi se që shpërndarja e bonusit do të fillojë brenda kësaj jave përmes postës në shtëpi, ose pranë sporteleve ku tërheqin zakonisht pensionin. “Kjo është një çështje procedurale. Ne edhe vitin e kaluar akorduam një fond. Vlefta prej 5 mijë lekë ka qenë e kahershme dhe procedura është e njëtrajtshme. Nëse vështirësitë që lidhen me situatën e pandemisë do të kenë nevojë për të ndryshuar dhe akomoduar zhvendosje të disa procedurave ne do ta bëjmë por s’e kemi sot një qasje të tillë. Pensionet do të shpërndahen në formën tradicionale edhe sot, një pjesë në sportele, një pjesë në shtëpi. Dhe do të fillojmë brenda ditëve në vijim”, u shpreh ministrja Denaj.

Shtesat për ndihmën sociale

Përmes rishikim të fundit të buxhetit 2020 është programuar dhe një fond shtesë prej 1.4 miliardë lekësh për shëndetësinë dhe 400 milionë të tjera për spitalet që po u shërbejnë pacientëve me Covid-19. Gjithashtu është vendosur që 1 miliard lekë shtesë të jepen për familjet që marrin ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar. “Së dyti dhe po aq i rëndësishëm është shëndetësia dhe mbrojtja sociale.

Po ashtu, si në çdo akt tjetër normativ, qeveria po alokon një fond shtesë në shumën e 1.4 miliardë lekëve për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. 400 milionë lekë shkojnë për spitalet, në shërbim të situatës Covid-19 1 miliard lekë nga kjo shtesë do të shkojë për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Paaftësisë. Më konkretisht: Pagesa e PAK, rreth 816 milionë lekë për 169 mijë e 530 individë të përfshira në këtë skemë.

Pagesa e NE, rreth 184 milionë lekë për rreth 69 mijë e 371 familje në të gjithë Shqipërinë”, theksoi Denaj. Ndërkohë ministrja tregoi se një pjesë tjetër e fondit do të shkojë për vazhdimin e projekteve të ujësjellës-kanalizime dhe përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike. “Parashikohet edhe një mbështetje shtesë për infrastrukturën dhe energjinë dhe konkretisht për të mbështetur reformën e ujit, nga 4.5 miliardë lekë në 8.5 miliardë lekë në fund të këtij viti. Për të asistuar sektorin, qeveria shqiptare ka parashikuar gjithashtu shtesën e fondeve në masën 420 milionë lekë për subvencionin e ndërmarrjeve ujësjellës-kanalizime”, tha ajo.

Share223Tweet140
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In