Më 3 mars, në një konferencë shtypi, Boris Johnson u shpreh se koronavirusi nuk do e ndalonte atë të përshëndeste pacientët në spital me një shtrëngim duarsh dhe këtë gjë bëri. Ai takonte njerëzit e infektuar me koronavirus pa patur frikë. Boris e justifikoi veprimet e tij me edukatën që duhet t’i jepet njerëzve për të lartë duart.
Kryeministri britanik ishte kundra izolimit dhe shprehej se imuniteti duhej fituar në tufë, si e vetmja mënyrë për të fituar luftën ndaj koronavirusit dhe ishte një ndër të vetmit që ndërmori masa kundër përhapjes së koronavirusit shumë vonë.
Që të premten e 27 Marsit, kryeministri doli pozitiv me koronavirus. Simptomat e tij janë përkeqësuar dhe pasditen e djeshme ka kaluar në terapi intensive. Sekretari i jashtëm Dominic Raab do të marrë përsipër detyrat e tij për aq kohë sa ndodhet në spital, sipas një njoftimi nga qeveria.