Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, e cila la në fuqi shembjen, por pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri nga Bashkia e Tiranës dhe njohu si të paligjshme kalimin e pronësisë së Teatrit ngaq Ministria e Arsimit në favor të Bashkisë së Tiranës, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për ta kaluar në pronësi të bashkisë.
Veliaj thekson se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë bashkisë, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa thekson se duhet ecur përpara me ndërtimin e “shtëpisë më të madhe e moderne të teatrit në Ballkan”.
Por Bashkia e Tiranës i kishte ndërprerë prej kohësh tratativat për ndertimin, pas vendmit të marrë nga qeveria, për ndërtimin e Teatrit me buxhetin e shtetit. Madje siç duken bathët Veliaj e dinte mirë se çdo vendosnin ushtarët e Metës: Kalo, Xhaferrllari e Alibejajt, Sonila e Andit dhe natyrisht Vitorja provizore që hedh gurin e fsheh dorën ndaj ndërtimi i Teatrit, nga qeveria pa PPP e tashmë ka filluar që para 1 jave me vendimin Këshillit të Rregulimit të Teritorit.
Pra vendimi i bandës se re Kushtetuese me avokat, noter, inspektor dhe pa asnjë konstuticionalist është vërtet humor për të qarë, me klloun që nuk dinë asgjë, por bëjnë lojra për të tu tallur me opinionin dhe për t’i kënaqur palët edhe ata me lugë boshe, por edhe ato që e kanë mbaruar drekën./Ekskluzive.al