Frederiku Zhilla lindi me 14 Nëntor 1948 në Tiranë ishte aktor amator nga grupet artistike të Kombinatit dhe në uzinën autotraktore në Tiranë si kontrollor cilësie i pajisjeve të motorrave.
Pas përfundimit të shkollës Harry Fulls, ka qenë spiker lajmesh në RTSH si edhe konferencier në Ansamblin e Uzinës Traktori me zonjën Silavana Braçe.
Njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe skautisti i parë i Tiranës. Një njeri i nderuar dhe respektuar banues në lagjen Ali Demi në Tiranë
Në kinema mbahet mend për një numër të shumtë rolesh si: Duaje emrin tënd (1984), Ëndërr për një karrike (1984), Fillim i vështirë (1986), Kur hapen dyert e jetës (1986), Fjalë pa fund (1986), Dhe vjen një ditë (1986), Eja (1987), Vrasje në gjueti (1987), Telefoni i një mëngjesi (1987), Ngjyrat e moshës (1990) etj
I paharruar qoftë Frederik Zhilla 1948–1998/ Nga Giseld Dervishi









