• Latest
  • Trending
  • All
Frrok Çupi: Xhevat Nimani do të sjellë të gjallë Remzi Hoxhën

Frrok Çupi: Xhevat Nimani do të sjellë të gjallë Remzi Hoxhën

22/12/2022
Luizin dhe Kiarën i zë shiu në mes të Tiranës: ‘S’është momenti për romanticitet’

Luizin dhe Kiarën i zë shiu në mes të Tiranës: ‘S’është momenti për romanticitet’

28/05/2023
Humbjet e mëdha të Tina Turner që i dhanë goditje të fortë jetës së saj: Vdekjet e dy djemve që këngëtarja s’i kapërceu kurrë

Humbjet e mëdha të Tina Turner që i dhanë goditje të fortë jetës së saj: Vdekjet e dy djemve që këngëtarja s’i kapërceu kurrë

27/05/2023
Xhoana Nano shkëlqen e tëra në 50-vjetorin e lindjes, dalin pamjet e festës

Xhoana Nano shkëlqen e tëra në 50-vjetorin e lindjes, dalin pamjet e festës

27/05/2023
Rekord turistësh në Durrës! Në hotele, nuk ka më vende për muajt korrik dhe gusht

Rekord turistësh në Durrës! Në hotele, nuk ka më vende për muajt korrik dhe gusht

27/05/2023
FSHF “fundos” Tiranën! Vendimet pas dhunës në ndeshjen me Bylisin

FSHF “fundos” Tiranën! Vendimet pas dhunës në ndeshjen me Bylisin

27/05/2023
E fejuan që 13 vjeçe, habit këngëtarja Blerina Balili: 15 vjeça u bëra nënë, kur isha 40 u bëra gjyshe

E fejuan që 13 vjeçe, habit këngëtarja Blerina Balili: 15 vjeça u bëra nënë, kur isha 40 u bëra gjyshe

26/05/2023
I jepet lamtumira e fundit ‘Yllit’ të muzikës Tina Turner…

I jepet lamtumira e fundit ‘Yllit’ të muzikës Tina Turner…

26/05/2023
Misteri i vajzës në pikturën e vitit 1860 me celular në dorë…

Misteri i vajzës në pikturën e vitit 1860 me celular në dorë…

26/05/2023
Gjithçka për sigurinë e Erdogan! Mjete të blinduara, 15 truproja e miliona euro

Gjithçka për sigurinë e Erdogan! Mjete të blinduara, 15 truproja e miliona euro

26/05/2023
VIDEO/ Penallti e dyshimtë, tifozët e Tiranës futen në fushë dhe dhunojnë arbitrin Kridens Meta

VIDEO/ Penallti e dyshimtë, tifozët e Tiranës futen në fushë dhe dhunojnë arbitrin Kridens Meta

25/05/2023
Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

25/05/2023
Shqipja nëna e gjuhëve ! Giuseppe Crispi mbi gjuhën maqedonase të Aleksandrit

Shqipja nëna e gjuhëve ! Giuseppe Crispi mbi gjuhën maqedonase të Aleksandrit

25/05/2023
  • Kontakt
Sunday, May 28, 2023
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Speciale

Frrok Çupi: Xhevat Nimani do të sjellë të gjallë Remzi Hoxhën

22/12/2022
in Speciale
A A
Frrok Çupi: Xhevat Nimani do të sjellë të gjallë Remzi Hoxhën
2.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dikush do të tronditet prej këtij lajmi…

E përfytyroni dot se si do të bien mitet e krimeve, mitet e zyrave të larta, mitet e njerëzve të fshehtë dhe mund të dalë mbi ujëra trupi i Remzi Hoxhës. Sapo të shfaqej Remziu, edhe sikur i mbytur në baltën e tokës ose në ujërat e detit. Në prurjen e aktorit dhe regjisorit të shquar shqiptar e amerikan, Xhevat Nimani, nga Tetova,- Remzi Hoxha, ndryshe nga si ka ardhur mes nesh mijëra herë, kësaj here vjen i gjallë, aq i gjallë sa të flasë…, vetëm do të flasë. Dëgjimin nuk e ka më, as gjymtyrët e tjerë nuk i ka- këtë e deklaron edhe artisti i madh.

Se duhet ta dijë ky popull çfarë ishte ky Remzi Hoxha- thotë regjisori Xhevat Nimani, duke e quajtur hero i kombit.- Të dijë kush ishte e çfarë bëri. Se atëherë do të kuptojmë se Remzi Hoxha nuk u vra rastësisht, edhe eshtrat nuk i janë humbur rastësisht…

Kur flet Xhevat Nimani mbi Remzi Hoxhën, të zhdukur në duart e SHIK-ut që në 21 tetor 1995, e kur thotë se ‘do ta sjellë të gjallë’, të ndrit një shpresë në sy se qenka në këtë botë një fuqi e madhe gati vetë Mrekullia. Mrekullia mund të na sjellë ‘të gjalla’ para syve të kombit kobet e mëdha që kanë shkaktuar këta tanët.E kjo fuqi është arti, filmi, libri, shpirti i vetë kombit.

Kjo do të rezultojë një fuqi më e madhe se edhe vetë prokurori, ligji, gjykatësi, ushtari, gjenerali… Po të kishin qenë të zot këto gjymtyrë shteti për të na mbrojtur për së gjallmi tonë nga krimet e tanëve, atëherë gjymtyrët e artit do të kishin më pak punë hetimi e rrëmimi nëpër dhera varresh e ujëra detesh. Por kur gjymtyrët e shtetit nuk i fusin duart në ‘ndotjen e bosit’, atëherë qenka arti ai që do të krijojë modelin e kobëve.

Unë e di kush e vrau Remzi Hoxhën- thotë Xhevat Nimani. Vrasjen e kreu SHIK- u shqiptar, dmth., Shërbimi Informativ Kombëtar me drejtor Bashkim Gazideden, e, për fat edhe më të keq- me president Sali Berishën. Kjo është e vërteta… Regjisori shqiptaro- amerikan, autor i një krijimtarie të gjerë, duket se ka humbur gjithë besimin se një mekanizëm tjetër, qoftë edhe mekanizmi i hekurt i shtetit, do të mund t’i afrohej trupit të Remzi Hoxhës. “Shteti shqiptar është i mbytur në turp- thotë Nimani; jurisprudenca shqiptare ka rënë në provim dhe nuk funksionon. Ndërgjegjja shqiptare duhet të funksionojë… Por nëse një president ka urdhëruar vrasjen e Remzi Hoxhës, kjo është koha e fundit…”.

Artisti ka zbuluar edhe arsyet pse e vranë dhe humbën varrin Remzi Hoxhës. Si e zbulon artisti krimin dhe motivin e krimit? E zbulon si hetues, pikërisht si hetues…, por me mjete arti e kulture, me mençuri të pa imponuar. Cilin dëgjoi Xhevat Nimani duke biseduar fshehurazi mbi arsyet e Remziut? Një hetues këtu do të bazohej… Cili u kthye në vendin e krimit për ta dëshmuar pa dashje?. Një hetues këtu do të bazohej… Një hetues i makinës shtetërore mund të thotë se nuk bazohet mbi ‘klimën, mbi atmosferën, mbi opinionin’.

Ndërsa artisti nuk e mendon këtë, artisti bazohet mbi frymën. Disa hetues e prokurorë të krimit me katër të vrarë në 21 janar 2011, kanë ardhur e shkuar mes përmes ajrit të skenës së vrasjes, e kurrë nuk ‘zbuluan’. Kryeministri i kohës së vrasjes deklaroi menjëherë se ‘i vrau opozita’. Domethënë kryeministri në fron dëshmoi se ‘e di kush i vrau’. Prokurorët e dëgjuan e shkuan tutje pa thërritur shefin nën hetim: ‘Tani na thuaj kush i vrau, përderisa e di!’. Kryeministri vihet nën hetim ose edhe nën akuzë…

Ndërsa artisti nuk shkon tutje, e nis menjëherë hetimin. “E di se do të më vrasin në Tiranë, por më mirë në dheun tim”, kishte deklaruar Remzi Hoxha. Fryma e heroit është prova për artistin, por kjo nuk provohet për hetuesin. -Pse e vranë Remzi Hoxhën?… E vranë sepse Remzi Hoxha ishte krye atdhetar- thotë.- Për shqiptarët e Kosovës ai ishte ‘njeriu shtet’. Ka ndihmuar e ka mbajtur më këmbë, në kohë të zeza, mijëra familje të shqiptarëve… Mbajti pranë e nën kujdes heronjtë e Kosovës Tahir Pajaziti e Adem Jashari…, që në orën kur i burgosën në Tiranë… Nuk ndodhi rastësisht vrasja e tij…. “Kjo është arsyeja që do t’i dal zot në një film dokumentar!”, thotë regjisori i njohur. Nuk është hera e parë që arti kthehet në dëshmi, edhe në prokuror e gjykatës të kobëve kundër kombit. Nuk ka asnjë çudi. Kjo është ajo mrekullia, edhe po e kapën për fyti Drejtësinë, një ditë nuk vlen.

Share306Tweet191
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Luizin dhe Kiarën i zë shiu në mes të Tiranës: ‘S’është momenti për romanticitet’

Luizin dhe Kiarën i zë shiu në mes të Tiranës: ‘S’është momenti për romanticitet’

28/05/2023
Humbjet e mëdha të Tina Turner që i dhanë goditje të fortë jetës së saj: Vdekjet e dy djemve që këngëtarja s’i kapërceu kurrë

Humbjet e mëdha të Tina Turner që i dhanë goditje të fortë jetës së saj: Vdekjet e dy djemve që këngëtarja s’i kapërceu kurrë

27/05/2023
Xhoana Nano shkëlqen e tëra në 50-vjetorin e lindjes, dalin pamjet e festës

Xhoana Nano shkëlqen e tëra në 50-vjetorin e lindjes, dalin pamjet e festës

27/05/2023
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In