• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Fletërrufe, me demek flet për drejtësi”, kryeministri Rama mban qëndrimin e ashpër për akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit

03/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Fletërrufe, me demek flet për drejtësi”, kryeministri Rama mban qëndrimin e ashpër për akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin nuk i kurseu kritikat e tij në lidhje me aktakuzat e ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Rama i cilësoi këtë aktakuzë nga Gjykata Speciale, një fletërrufe, ndërsa ironizoi edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve për këtë çështje. Sipas tij me këtë aktakuzë nuk ka asnjë hap pozitiv, pasi Gjykata Speciale në këtë rast kthehet në një organ të paragjykuar, për faktin se ka formuluar një aktakuzë.

“Dëshiroj që të rinënvizoj edhe njëherë me këtë rast, atë që u përpoqa të përcjell qoftë në kuvendin e Shqipërisë qoftë gjatë vizitës sime në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletë rrufeje në adresë të presidentit të Kosovës.

Ajo fletërrufe duhet të përbëjë nxitje për aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin këta në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, kudo. Për të qenë të njëzëshëm në raport me domosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që një proces gjyqësor i mundshëm si një rezultat i gjykatës Speciale për të zbardhur akuzat për krimet në luftë, të mos deformohet duke i transformuar në një proces padrejtësie ndaj Kosovës. Padrejtësia ndaj luftës çlirimtare dhe të shtetit sovran të Kosovës.

Janë të pritshme për fat të keq keqinterpretimet, qoftë mes nesh, në mjedisin angishtfolës të këtij qëndrimi. Ka të bëjë me diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpalljeje mediatike të panjohur në praktikën e mirë të drejtësisë, të një fajësie të supozuar të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit. Në këtë pikë nuk ka mundësi që të bëhet asnjë kompromis në heshtje. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare, inkurajuese, me demek për drejtësinë dhe deklaratat ku konsiderohet me demek një hap pozitiv. Aty hap pozitiv nuk ka, pasi e kthen organin e akuzës në organ të paragjykuar, për faktin se ka formuluar një aktakuzë.”, tha Rama.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In