• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Eurodeputetët vlerësojnë Shqipërinë, të pa kompromis për kushtet

11/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Eurodeputetët vlerësojnë Shqipërinë, të pa kompromis për kushtet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithë vlerësimet e eurodeputetëve në Parlamentin Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE, nuk bëhet kompromis: Para çeljes së negociatave duhen plotësuar kushtet e kërkuara.

Eurodeputetja Isabel Santos, raportere për Shqipërinë prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të enjten, (raportin e progresit për Shqipërinë për vitet 2019-2020. Raporti përmban arritjet dhe kërkesat e Këshillit Europian që përkojnë me ato të Bundestagut gjerman e që Shqipëria duhet të plotësojë që të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Santos i cilësoi shqiptarët një popull europian që meriton të meriton të integrohet në BE.

“Ne besojmë se Shqipëria ka bërë progres të madh. Ne duhet të japim sinjale pozitive. Mosmbajtja e konferencës së Parë Ndërqeveritare do të ishte padrejtësi për ta. Ne kemi të bëjmë me një popull pro-europian, dëshira e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE është e madhe dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”, citohet Isabel Santos të ketë thënë në fjalën e saj të prezantimit të draft-raportit.

Kushte të paplotësuara dhe shqetësime

Nga ana tjetër Santos pranoi, se “Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet që i kemi vënë dhe të gjitha kërkesat e Këshillit Europian”. Raporti për Shqipërinë përmban edhe shqetësime për “vijimin e reformave që janë të rëndësishme në radhë të parë për qytetarët e Shqipërisë dhe pastaj për integrimin.” Santos përmendi vijimin e reformave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfundimin e reformës në drejtësi, angazhimin dhe përfshirjen e të gjitha forcave politike në normalizimin e jetës politike, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset politike të vendit, si detyra për t’u plotësuar. “Gjykata Kushtetuese duhet të rikthehet në funksionimin e saj të plotë”, kërkoi Santos.

Po ashtu një shqetësim tjetër për raporteren Santos është edhe largimi i rinisë nga Shqipëria, por e ardhmja e vendit është popullsia e re dhe e talentuar. “Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen, të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë në Shqipëri”, nënvizoi ajo.

Eurodeputetët në favor të hapjes së negociatave

Në të njëjtën linjë me raporteren Santos për të mbështetur Shqipërinë në hapjen e negociatave u shprehën të enjten edhe disa europarlamentarë. Eurodeputeti nga Sllovakia, Michal Simacka i ka bërë thirrje Parlmentit Europian të mbështesë Shqipërinë. “Është koha që parlamenti të ngrihet dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian. Ka bërë reforma të jashtëzakonshme”, është shprehur Simacka.

Kurse eurodeputeti nga Austria, Thomaz Waitz, e konsideroi të rëndësishme për Shqipërinë mbështetjen ekonomike dhe atë ndaj mjedisit. Elsa Fenet nga Komisioni Europian vlerësoi kryesinë e OSBE nga Shqipëria – “një sfidë e madhe për Shqipërinë, pasi këtë vit u përball me sfida të mëdha si situata në Bjellorusi, Nagorni- Karabak etj. Shqipëria ia doli mbanë më së miri në këto situata edhe pse nuk kishte përvoja të mëparshme”, tha Fenet. Draft Progress Raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë për vitin 2019-2020 vlerëson se progresi në anëtarësim bëhet nën metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

DW

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In