• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deputetët e Demokracisë së Re kërkojnë hapjen e doganave me Shqipërinë

12/05/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Deputetët e Demokracisë së Re kërkojnë hapjen e doganave me Shqipërinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Demokracisë së Re të zonës së Follorinës dhe Kosturit, Janis Antoniadhis dhe Zisis Tsigalajas kanë kërkuar nga Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile të rishikohet vendimi për hapjen e doganës së Kristalopigjise( Kapshticës ), Tre Urave dhe të Qafë Botës.

Në një takim të sotëm mes tyre dhe sekretarit të Mbrojtjes Civile thuhet se është thënë që zv. ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardhalias ka urdhëruar që përveç Kakavijës, të gjitha doganat e tjera me Shqipërinë të mos hapen deri në 30 qershor.

Sipas TV shtetëror ERT që publikoi fotografinë me takimin përkatës te dy deputetëve të zonës, aktualisht nuk ka dritë jeshile nga ana e Mbrojtjes Civile për hapjen e Kapshticës as për punetorët shqiptarë, ndërsa në bisedën telefonike që kanë bërë dy deputetët me zv/ministrin i cili ndodhet në Rusi për vizitë, ai ka premtuar se për hapjen e kufijve për qëllime tregtare dhe biznesi, do të shqyrtohet çështja në ditët në vijim, për kompanitë specifike dhe tregtarët, të cilët kanë aktivitet eksporti dhe licenca të veçanta.

Ndërkohë vazhdon përpjekja e deputetëve dhe e autoriteteve të zonës në takimet me zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, pasi ky shërbim nuk mundëson personel shtese për pikën e Kapshticës dhe për pikat e tjera dhe kjo cilësohet si një nga shkaqet që nuk hapen këto dogana.

Ndërsa thuhet që në doganën e vetme që do të vazhdojë të punoje, atë të Kakavijës, do të shtohet numri i personave që do të hyjnë çdo ditë dhe do të zgjatet orari edhe natën, personeli i kësaj dogane, doganierë dhe oficerë policie ka reaguar ndaj mos hapjes së pikave të tjera me Shqipërinë, pasi sipas tyre krijohet një ngarkesë e madhe për ta.(TCH)

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In