Bashkimi Europian ka dhuruar 30 aparate respiratorë për Shqipërinë që do të përdoren në betejën kundër koronavirusit.
Respiratorët janë dorëzuar ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dhe do të vendosen në spitalin e katërt të dedikuar vetëm për pacientët me koronavirus në vendin tonë. Soreca ka falenderuar edhe zyrën e UNOPS në Kombet e Bashkuara.
Më herët NATO i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të vendit tonë, duke dërguar 60 respiratorë që janë vendosur në ambientet e spitalit “Covid 3”.