• Latest
  • Trending
  • All
Aleancë maskarenjsh në varkën antiamerikane të “piratit” Sali për Himarën!

Aleancë maskarenjsh në varkën antiamerikane të “piratit” Sali për Himarën!

16/09/2023
“Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë”! Vajza e policit që u vra në Kosovë përlot me mesazhin: Mbeta jetime para kohe

“Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë”! Vajza e policit që u vra në Kosovë përlot me mesazhin: Mbeta jetime para kohe

27/09/2023
Shumë urime për  Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones që e kanë ditëlindjen sot në një ditë

Shumë urime për Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones që e kanë ditëlindjen sot në një ditë

26/09/2023
Saliun “non grata”, si Zafiri i Cekes… e bleu Iliri për një vulë!

Saliun “non grata”, si Zafiri i Cekes… e bleu Iliri për një vulë!

26/09/2023
Ikëm në Gjermani me kamion”, djali i këngëtares shqiptare sot drejtor i kompanisë BMW

Ikëm në Gjermani me kamion”, djali i këngëtares shqiptare sot drejtor i kompanisë BMW

26/09/2023
Sulmuesi Uzuni ka futur në ankth trajnerin Silvinjo, kurse Broja sheh me optimizëm nga e ardhmja

Sulmuesi Uzuni ka futur në ankth trajnerin Silvinjo, kurse Broja sheh me optimizëm nga e ardhmja

26/09/2023
“Më erdhën në shtëpi dhe i vrava”, John Alite tregon si i ekzekutoi “killerat” e John Gotti-t

“Më erdhën në shtëpi dhe i vrava”, John Alite tregon si i ekzekutoi “killerat” e John Gotti-t

26/09/2023
Eminem ka një pasuri prej 260 mln$: Vajza e tij modeste punon në një sallon bukurie (Foto)

Eminem ka një pasuri prej 260 mln$: Vajza e tij modeste punon në një sallon bukurie (Foto)

26/09/2023
Arritje e madhe për lojtarin e Shqipërisë, CIES e nxjerr si të dytin më të mirin…në botë!

Arritje e madhe për lojtarin e Shqipërisë, CIES e nxjerr si të dytin më të mirin…në botë!

26/09/2023
“Grekët e fshehën që të mos të tregonte të νërtetën”! Spartak Ngjela trαzon rrjetin me dekΙaratën e tij

“Grekët e fshehën që të mos të tregonte të νërtetën”! Spartak Ngjela trαzon rrjetin me dekΙaratën e tij

26/09/2023
Harrojmë lehtë! Mbajti ndezur krenarinë dhe shpirtin e shqiptarëve, Kombëtarja ka edhe…Myrto Uzunin!

Harrojmë lehtë! Mbajti ndezur krenarinë dhe shpirtin e shqiptarëve, Kombëtarja ka edhe…Myrto Uzunin!

25/09/2023
Biznesmeni grek homogjen i ardhur nga SHBA  zgjidhet lideri i ri i  Syriza-s në Greqi

Biznesmeni grek homogjen i ardhur nga SHBA zgjidhet lideri i ri i Syriza-s në Greqi

25/09/2023
Ndërron jetë bosi mafioz i “Cosa Nostras” Matteo Messina Denaro

Ndërron jetë bosi mafioz i “Cosa Nostras” Matteo Messina Denaro

25/09/2023
  • Kontakt
Thursday, September 28, 2023
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aleancë maskarenjsh në varkën antiamerikane të “piratit” Sali për Himarën!

16/09/2023
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Aleancë maskarenjsh në varkën antiamerikane të “piratit” Sali për Himarën!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Sali Berisha pas shpalljes “non grata”, ka ndërtuar një varkë shpëtimi për familjen e tij, që tashmë është mbytur nga zullumet dhe bëmat dhe pritet vetëm sopata “pas qafe” e ligjit për t’i hequr tmerrin pafund rapsodit plak, që thurë bejte çdo ditë për pastërtinë e tij dhe llumin e kundërshtarëve të tij, që nga Amerika e deri në… Hënë.

Mirë ky, që ka vuajtur nga deliri i madhështisë e tani e ka kapur tmerri i drejtësisë, por kur shikon turmën e qorrave dhe horrave, maskarenjëve dhe mytyberëve, injorantëve dhe derbederëve të politikës shqiptare… thua me vete, ky është vërtet lule para tyre dhe pa dëshirë ndjehesh keq e pyet: “Si kemi arritur deri këtu sa sharlatanizmi, mediokriteti, paftyrësia madje dhe zhvatja e hajdutëria, të na grupojnë si banor stallash për t’i blegëritur nëpër salla?!

Këtë ndjesi ma forcoi më tepër një foto që më doli para e Opozitës së Bashkuar, ku opozitarët e “fuqishëm” ishin mbledhur si dikur me Lulziun, edhe një herë tani, mos më keq… në varkën e piratit antiamerikan Sali Berisha, për të unifikuar ëndrrën e tyre… largimin e Edi Ramës.

Kjo çetë pa fe, pa atdhe, pa ide, pa program, pa parti, pa simbol dhe flamur është vërtetë qesharake, por më shumë një produkt hibrid politik i paparë në llojn e tij, si bashkimi i turmës së djajve me engjëjt për tu falur bashkë në kishë.

Si është e mundur që çamët t’i lejojnë drejtuesit që votojnë, që në emër të opozitarizmit qorr dhe pa drejtim të bashkohen me partinë e Dules, që ka një qëllim të caktuar, si një maskë e zezë e përfaqësuesve të Megaloidhes dhe një grupim antishqiptarësh i sponsorizuar nga qarqet ultra nacionaliste greke të Agimit të Artë?

Bandat nacionaliste greke i kanë vendosur në llogore “topat” e luftës për anëtarin e Mavit, Beleri, miku i drejtuesve të organizatës terroriste “Krisi Avgis”, që doli e jashtëligjshme nga drejtësia dha aty do qëndrojnë, deri kur Shqipëria t’ua fus në gojë “topet” e tyre me ligj dhe kanun.

Çfarë presin çamët nga idrizët me shokë, të shpëtojnë Belerin dhe të duartrokasin rroftë partia, kur askush nuk proteston por hesht e pret… asgjën?!

Ndaj nuk ka nevojë për komente, sepse kjo ishte një mundësi e artë që të përdorej fuqishëm nga partia Çame për të ngritur zërin, edhe një herë më shumë në organet e drejtësisë ndërkombëtare, por edhe në ato shqiptare, për të çuar protestën çame në KE, për borxhet dhe gjithë krimet e shtetit grek, deri te heqja urgjentisht e ligjit të luftës.

Deklarimi i Idrizit, se jam me Ramën për çështjen Beleri, është një tallje me elektoratin por edhe me shqiptarët, kur ky politikan i politikave “kap ç’të kapësh”, bashkë me partinë e tij ka 10 vjet që është ulur në prehërin e Berishës në Aleancën Bashkë… humbim, që kandidoi Belerin.

Pra, nuk vlen të qenurit me Ramën për çështjen Beleri, por me çamët e harruar dhe të poshtëruar nga këto puthje me ca grekë, që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë dëme shqiptarëve dhe Shqipërisë, bashkë me aleancën anti-amerikane Sali-Ilir.

Bashkëpunimi me grupime antishqiptare për të fituar një bashki dhe për të ushqyer idetë se Himara është greke, duke rënë pre e intrigave të Berishës dhe bashkëpunimi me këto grupime maskarenjsh politik, është një fyerje e madhe për gjithë këtë pjesë të masakruar të kombit.

Varka që ka ndërtuar Berisha nuk është varka e Noes, por ajo e Baldassare Cossa, që nuk mund ta përsërisë historinë që piratët e pushtetit të bëhen “Pap” dhe nuk të çon askund.

Kjo është pjesë e komedisë tragjike të politikës shqiptare, ku njerëz ordiner pa asnjë vlerë të fyejnë inteligjencën edhe nëse debaton për tema si, fluturon zogu dhe me injorancën dhe analfabetizmin e tyre janë bërë “profesora”, me vulë e pa vulë në politikë.

Bashkimet e tyre nuk kanë lidhje me politikbërjen në emër të atyre që i kanë votuar, por janë “shtërngim radhësh” mes bandave të frikësuara e të zhytura në kaotizmin e ideve politike me qëllim realizimin e ëndrrës së tyre, rikthimin në karrigen prej floriri… në pushtet./Ekskluzive.al

Share210Tweet132
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë”! Vajza e policit që u vra në Kosovë përlot me mesazhin: Mbeta jetime para kohe

“Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë”! Vajza e policit që u vra në Kosovë përlot me mesazhin: Mbeta jetime para kohe

27/09/2023
Shumë urime për  Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones që e kanë ditëlindjen sot në një ditë

Shumë urime për Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones që e kanë ditëlindjen sot në një ditë

26/09/2023
Saliun “non grata”, si Zafiri i Cekes… e bleu Iliri për një vulë!

Saliun “non grata”, si Zafiri i Cekes… e bleu Iliri për një vulë!

26/09/2023
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In