• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zotrinjë “BLP”, e bëtë gjuhën copë! Gjyqi SHBA – Sali vetëm pasi Berishës t’i “mbijë bari” dhe Amerika të bëhet “Ha-merr-ik”

28/05/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Zotrinjë “BLP”, e bëtë gjuhën copë! Gjyqi SHBA – Sali vetëm pasi Berishës t’i “mbijë bari” dhe Amerika të bëhet “Ha-merr-ik”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Tashmë betejën për mbrojtjen e dinjitetit të Sali Berishës nga fyerja, që sipas tij i bëri SHBA, duke e shpallur non grata, shumica e shqiptarëve e kanë marrë me sportivitet.

Madje, duke qenë se pikat e basteve sportive janë mbyllur, shumë analistë BLP (bythëlëpirësa), kanë filluar të luajnë baste në internet, për fituesin e ndeshjes së madhe, mes Doktor mortjes që të bënë gjëmën dhe “njëfarë sekretari amerikan”, që shumë shpejt do të “pendohet” dhe do të dorëhiqet nga kjo ndeshje.

Sekretari e di mirë, se e ka ndeshjen e humbur, sepse sipas BLP-ve, “Doktor M” i ka fituar të gjitha betejat me lobet antishqiptare amerikane dhe më tutje. Madje, presidenti përkohësisht në detyrë, duke i dalë në mbojtje, thyersit të dhëmbëve të tij në 96-ën, i quajti të pacipë dhe të dështuar gjithë ata amerikan, që janë në vartësi të Edi Ramës, e që duan të njollosin personalitetin Berisha, që biografinë e ka sterrë të zezë me të, ndërsa vetë është qelibar… me askënd.

Ndërsa tufa tjetër, mendon se do ketë një ndeshje të fuqishme dhe nuk hezitojnë të vënë baste që tani, e për t’i bërë presion kundërshtarit të Doktor M, e paralajmërojnë nëpër rrjete sociale, nëpër studio telehale, apo edhe në kafene, që i quajnë zyra subjekti politik, të tërhiqet sa s’është vonë, e t’i dhuroi doktorit fitoren në tavolinë.

Jo më kot, Doktor M-ja si strateg e ka spostuar luftën me Amerikën në Francë, duke habitur çdo jurist me shpikjen e tij të fundit… komike, larg shumë shpikjeve të tija tragjike, që i ka shitur me mburrje si trimëri dhe moral, si burgosja e kreut të opozitës, shpallja e vetes President duke e dërguar vendin drejt një lufte civile, armatosja e popullit në 97 -ën për të bërë grushtin e shtetit të 98-ës, vendimin politik për të krijuar shtetin e Lazaratit, sulmin me armë mbi turmat protestuese, për të kërcënuar dhe frikësuar qytetarët nëpërmjet vrasjes, në mes të ditës, në mes të rrugës e dhjetëra mënxyra të tjera, që ata që i kanë përjetuar… nuk mund t’i harrojnë.

Nuk besoj se e keni harruar Saliun e parë të viteve 1992-1997. Nuk besoj se e keni harruar Saliun e dytë të viteve 2005-2013 dhe tani Saliun e tretë si pensionist i dypunësuar, që drejton gjithë makinacionet e opozitës në luftën e paprecedentë ndaj Reformës në Drejtësi, për të mbrojtuar veten, familjen dhe ata që ka ndihmuar, shfrytëzuar dhe pasuruar… duke vrarë, grabitur dhe shkatërruar gjithçka… deri dhe moralin, si puna e këtyre BLP-ve, që nuk i harrojnë nderet dhe bëjnë hynere që i kanë zili vetëm idiotët.

Kjo përballje qesharake, as që do të ndodh ndonjëherë, sepse gënjeshtra imagjinare do thuhet për shumë vite dhe druaj se Berisha do të jetë në atë botë… duke shijuar fitoren. Por edhe BLP-të që kanë vënë baste dhe ndoshta edhe Presidenti Amerikan Joe Biden, që është pagatori kryesor i dëmit “të derës së mbyllur”, e që sot ka moshën e Doktor M-së, mund të na kenë lënë shëndetin duke marrë rrugën pa kthim të jetës.

Tek e fundit nuk bëhet qamet se Doktor M-ja ikën nga kjo botë i lumtur, duke u ngushëlluar se ka luftuar me Amerikën dhe amerikanët, që nuk guxuan të luftonin me të… nga frika e “delirit të madhështisë së askushit”./Ekskluzive.al

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In