• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha nuk është “non grata” në SHBA… kjo është shpifje!

23/05/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Berisha nuk është “non grata” në SHBA… kjo është shpifje!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Nuk kam parë dhe dëgjuar komedi më të realizuar se kjo, me skenar të avokatit francez të Berishës, që do të “sfidojë” e mund, Departamentin e Shtetit! Kjo komedi, padyshim vjen me lojën aktoriale të Jean-Yves Le Borgne, avokat në Gjykatën Korreksionale të Parisit dhe të “dënuarit” nga SHBA, paditësit Sali Ram Berisha.

Humori, fillon që në momentin kur shtetasi shqiptar Sali Berisha, i drejtohet një gjykate të një shteti të huaj, me të cilën nuk e lidh asgjë… as shtetësia, kombësia, ajri… të detyroj me ligj një shtet, që as e njeh këtë avokat, sado brilant të jetë ai, sepse edhe atij, sikurse Saliut, i lipset një vizë për të hyrë në Amerikë, t’i hap derën Sali Berishës.

Berisha si malësor, diçka e di mirë, që kur ta mbyllin derën në fytyrë, duhet të kesh bërë ndonjë mënxyrë… e kur këtë mënxyrë pret që ta mësosh duke paguar miliona dhe nga një francez, atëherë kjo është tallje e madhe… me “veten”.

Mirëpo, filozofi që do të përfaqësoj Berishën, po i mbush mendjen këtij të fundit se do t’ia hapin, duke i kërkuar miliona, sepse sipas tij: “Në Francë kushdo mund të hapë padi për shpifje ndaj dikujt, me kushtin, që akti i supozuar i shpifjes, të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo, që zoti Berisha konsideron si shpifje, është botuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, e meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez, akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment, është legjitime, që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha, të hapë padi në Francë, meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.”

Pak e çuditshme gënjeshtra e Jean-Yves le Borgne, i cili thotë të kundërtën e avokatit francez Claude Benjamin Mizrahi, i cili punon me Gjykatën Korreksionale të Parisit dhe shpjegoi disa ditë me parë, se në cilat janë rastet e mundshme, që një i huaj, mund të bënte padi në Francë.

Sipas avokatit Mizrahi: “Padi mund të bëhet, nëse i dëmtuari është rezident i përhershëm në Francë, ka një rezidencë të përkohshme franceze apo lajmin e ka marrë gjatë kohës që ka qenë duke buajtur në Francë. Sepse sipas avokatit Jean-Yves le Borgne, i bie që të gjithë kriminelët e botës, që kanë para dhe u kalon lajmi tranzit nga Franca, mund të bëjnë padi atje dhe të mbrohen nga ai, si të jenë shtetas të Republikës Franceze.”

Avokoti i Berishës qenka humorist i madh, kur mbrojtjen e tij e lidh me Facebook-un, ku sipas tij, Sekretari i Shtetit, paska shpifur në rrjetet sociale për klientin e tij, se “i është ndaluar hyrja familjarisht në SHBA”, gjë e cila nuk është shpifje, por ligjërisht e vërtetë dhe shteti Amerikan nuk i merr leje askujt, për politikat e tij me të huajt. Ndërsa për rastin Berisha, arësyet i di DASH, por padyshim edhe Saliu i Tretë, që po lanë gjynahet e Saliut të Parë dhe të Dytë.

Avokati, po bënë kopilin për zhvatje të “hallexhiut” Berisha, sepse ligji e përcakton qartë, se është në juridiksionin e drejtësisë franceze vepra penale e “mashtrimit”, kur kjo vepër ka ndodhur në territor francez.”

“Doktori inteligjent” nuk e kupton se po tallen me të dhe po e mashtrojnë si një analfabet funksional, kur e shikon se ky nen nuk mund të ndryshohet nga një avokat, vetëm për rastin e tij, për t’i “detyruar” amerikanët t’i hapin derën dhe ta presin me lule, sepse i kanë përdhosur dinjitetin duke i mbyllur derën e shtëpisë së tyre.

Berisha kaq gjë e di, se nëse një po*dhe në Shqipëri do i dëgjohej zhurma deri në Francë, nga një turist, nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk ka gjykatë franceze që e gjykon shqiptarin, për prishje të qetësisë së turistit.

Ndaj, ky lloj humori është i paparë dhe i padëgjuar. Por më e keqja është se këtë shfaqje komike, ka filluar ta besoj dhe vetë i “dëmtuari”, Sali Berisha, që nuk e kupton se “tragjedia” e tij po kthehet në komedi, sepse më mirë të “qaj” ca kohë me dinjitet dhe nder, se sa ta tallin e përqeshin dhe t’ia bëjnë me gisht, si i trembur e i dhjerë.

Pastaj, kaq i kamur është Berisha që nuk i’a kursen milionat “avokotit”, që sigurisht nuk ka asnjë çelës për t’i hapur derën e Amerikës, bile as çelës për t’i hapur derën e burgut në Shqipëri, ku ashtu sikurse Franca ka ligjet dhe drejtësinë e vendit të saj.

Vërtet Saliu është mosbesues ndaj drejtësisë së re shqiptare, por të ngopi me miliona një mashtrues francez për një humbje pa gjyq, është marrëzia e fundit e tij! Avokati që po e “nderon”, duket si një UFO mes toksorësh, që po e përdor Saliun si kavie për eksperiment… me trima, që nuk dorëzohen./Ekskluzive.al

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In