Një urë e madhe në Baltimore në shtetin amerikan të Merilendit është këputur dhe është shembur pasi një anije me kontejnerë u përplas me të herët të martën, duke shkaktuar rrëzimin e një numër të pa përcaktuar akoma automjetesh në ujë.
Departamenti i zjarrfikësve në Baltimore tha se po kërkonte për të paktën shtatë persona që besohej se ishin në ujë, pas raportimeve se një anije e madhe ishte përplasur në urën Francis Scott Key.
Një video e postuar në X dukej se tregonte anijen duke goditur një nga mbështetësit qendrorë të urës, duke bërë që pjesa më e madhe e urës 2.6 km të lëshonte rrugën pasi një numër automjetesh ranë në lumin Patapsco më poshtë. Anija mori flakë pasi një pjesë e urës u shemb mbi të, duke dërguar shtëllunga tymi të dendur në ajër.