Autori i krimit makabër në Greqi, ka rrëfyer se si masakroi familjen shqiptare për qiranë e banesës. Ai u arrestua gjatë natës në Patra dhe ka dhënë fjalët e para për policinë duke thënë se si vrau fillimisht Klodianin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas dy fëmijët e çiftit.
Ai i tha policisë se familja shqiptare nuk i kishte dhënë qiranë, por mediat greke raportojnë se ai donte ta nxirrte familjen shqiptare nga shtëpia e tij pasi kishte gjetur qiraxhinj të tjerë me një çmim më të lartë.
Autori i krimit duket se e kishte planifikuar vrasjen pasi mëparë kishte marrë masat edhe për zhdukjen e trupave duke i ngarkuar në një kamionçinë me qëllim heqjen e tyre nga shtëpia pasi kishte finalizuar planin djallëzor.
Vrau prindërit, mbyti dy fëmijët
Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjestarëve të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë.
Ata u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën dhe më pas autori 61-vjeçar i vrasjes fshehu trupat, por kërkimet e policisë bënë që të gjendeshin dhe ai të arrestohej mbrëmjen e djeshme në Patra.
Siç tha për mediat greke, shefja e shërbimit mjeko-ligjor të Patrës, Angeliki Tsiola, “ trupi i babait 32-vjeçar dhe trupi i nënës 37-vjeçare kishin lëndime në kokë nga një goditje nga afër me armë zjarri”
Lidhur me dy fëmijët, përkatësisht tre dhe dy vjeç, Tsiola tha se “shkaku i vdekjes së të dyve është afsiksia nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”.
Share this…