• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Po përballet me një sprovë shëndetësore”! Kërkohet ndihmë e menjëhershme për trajtimin e aktorit të njohur, Anastas Nika

15/11/2022
in Aktualitet, Sociale
A A
“Po përballet me një sprovë shëndetësore”! Kërkohet ndihmë e menjëhershme për trajtimin e aktorit të njohur, Anastas Nika
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori Anastas Nika, po përballet me një sprovë shëndetësore. Lajmi është bërë me dije nga aktori, Xhino Musollari i cili nëpërmjet një postimi në facebook, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kontribuojnë për shpenzimet e majme që kërkon trajtimi i sëmundjes së artistit kombëtar, Anastas Nika.

Për të gjithë ata persona të cilët duan të kontribuojnë, është publikuar numri i llogarisë, ku mund të dërgojnë ndihma për aktorin e njohur.

Raiffeisen Bank

IBAN: AL72200211780000000011171347

Numër llogarie: 0011171347

Në postimin e bërë, Xhino Musollari ka kërkuar që lajmi të shpoërndahej në mënyrë që të sigurohej shuma e duhur për trajtimin e sëmundjes së aktorit të njohur.

Karriera artistike e aktorit, Anastas Nika:

Ka realizuar me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir “ (Shekspir), ‘’Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët “ (Maksim Gorki), “ Antigona ( Sofokliu),” Njeriu që pa vdekjen me sy “( Viktor Eftimiu),’’ Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri “ (Nikollaj Gogol), “Fejesa “ ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime “ (Miro Gavran, kroat), e tjera. Është shquar në interpretim në disa filma si: “Ugolini”, “Dritat e qytezës”, “Një zemër në dy jete”, ”Mysafiri” si dhe “Amnisti” (ky i fundit ka arritur deri në nominim për çmimin “Oscar”) .

Është shquar dhe shquhet në veprimtarinë kreative duke shkruar e vënë në skenë, si regjisor, mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive dhe llojeve të ndryshme si: komedi, ndërmjet tyre: ”Dhëndëri nga Amerika”, “Amaneti i Nënës”, ”Marrëzia e një të mençuri” e tjerë; libretë estrade, spektakël për misse, sfilata modash, festival e veprimtari për fëmijë, veprimtari folklorike, teatro poetikë si: “Nëntoriada” -“Skënderbeu”….”Nëna e gjithë Botës”, show artistike : ” Syri jeshil në kohë të tretë “, ”Krijimi i Partisë lakuriqe”, “ Nastradini viziton Sarandën ”, “Sheshet në qiell” e tjerë; drama, tragjedi, dokumentarë dhe filma televizive si dhe vidioklipe poetike.

Ka realizuar rreth 50 minifilma poetikë me autorë të shquar shqiptarë dhe nga bota si: Shekspiri, Kipling, Omar Khayam, Fan Noli, Naim Frashëri , Ismail Kadere, Dritëro Agolli , Lasgush Poradeci, Sergej Esenin, Ali Asllani, Pashko Vasa, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Fatmir Gjata, Teodor Keko, Bardhyl Maliqi e tjerë, të cilat janë ndjekur e ndiqen nga mijëra e mijëra shikues në mbarë botën si në: Google, faqe internetike, You Tube, facebook….Të gjitha këto minifilma poetike janë shfaqur në televizionet shqiptare në: New York, Michigan, Arizona, (USA) si dhe kanale të ndryshme në: Shqipëri, Greqi, Itali e tjerë, ku ka pasur interesim të veçantë.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In