E ëma e Xhinos, të riut që u vetëv.ra duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, tha se arsyeja që e shtyu djalin e saj në këtë akt ekstrem, ka qenë vetëm neglizhenca dhe mospërfillje e mjekëve në 48 orët e fundit.
“Neglizhencë dhe mospërfillje e gjendjes së Xhinos nga stafi spitalor në 48 orët e fundit. Nuk e kam nga dhimbja këtë që po them. Arrij në këtë përfundim se i kam të shkruara në Whatsapp që nga çasti që është shtruar deri në fund.
Unë jam vajzë mjeku dhe e di mirë që dhe një mjek i thjeshtë mund të lexojë frikën dhe ankthin dhe te bebja e syrit.
Bëhet fjalë për një djalë 29-vjeç, një djalë që nuk pi alkool, nuk pi cigare, që ushqehet shëndetshëm. Bënte dhe palestër për t’u tonifikuar.
Përjashtoj në mënyrë absolute, sepse Xhino ishte një fëmijë i lumtur, i shkolluar, që me datë 7 maj me buxhetin e tij do shkonte në Kanada për master,” tha Lira Koço për Open.