• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erion Veliaj: LSI parti qyli, milionerët ziheshin te zyrat e FRD për të marrë pronat e Bashkisë së Tiranës

20/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Erion Veliaj: LSI parti qyli, milionerët ziheshin te zyrat e FRD për të marrë pronat e Bashkisë së Tiranës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli, ishin të pranishëm në një familje në Farkë së cilës iu rindërtua shtëpia pas tërmetit.

Veliaj u shpreh se procesi i rindërtimit po shkon me ritme të mira dhe shqiptarët e kanë parë se cilën rrugë duhet të zgjedhin pas 25 prillit. Ai u shpreh se ata që janë duke premtuar se do të qeverisin ndryshe janë provuar dikur dhe kanë dështuar. Duke iu referuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryebashkiaku tha se Basha është provuar në shumë poste, por sipas tij Basha vetëm dështoi.

“Jam shumë i kënaqur se si ka ecur puna këtu në Farkë dhe në të gjithë Tiranën. Tani që kanë filluar edhe pallatet tek “5 Maji”, në Kombinat, shkolla “Sami Frashëri” dhe plot 40 kantiere të tjera shkollash, besoj se jemi shumë të qartë për datën 25 Prill dhe do vijojmë punën. Ata që sot premtojnë të qeverisin ndryshe janë provuar dhe kanë dështuar, ndaj nuk kemi pse të eksperimentojmë. Ai thotë “më provoni”! E provuam në Bashkinë e Tiranës, doli fiasko.

E provuam në Ministrinë e Jashtme, i fali detin Greqisë. E provuam në Ministrinë e Brendshme, vrau katër veta në Bulevard. E provuam te rruga Durrës-Kukës, ikën 300 milionë euro dhe nuk shkoi as në gjykatë tre vjet”, tha ai. Ndërsa për LSI-në, Veliaj tha se as nuk mund të quhet alternativë qeverisëse. Ai e quajti LSI një parti qyli që shton vila dhe nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër.

Kryebashkiaku u shpreh se kjo parti vetëm do të zaptojë pa bërë asnjë punë. Sipas tij në qeveri duhen njerëz të thjeshtë si Kodheli, jo ata me makina të shtrenjta nëpër podiume prej mijra eurosh. “Ajo pala tjetër, e patë se si ziheshin për zyrat. Milionerët zihen të marrin zyrat e Bashkisë! Janë keq ata për 300 mijë lekë zyra në Tiranë?! Normale, se qyli është shumë i ëmbël. Zaptimi është shumë i ëmbël. Kur s’ke punuar për diçka, qyli të shijon shumë. Këta janë parti e qylit. ‘Tit vettingu’, ‘Vojo Spaku’, apo ‘Rimi OFL-së’ janë alternativë?!

Kush ka bërë 99 shtëpi, bën edhe 100. Kush ka shtuar vetëm vilat e veta, nuk e bën dot. Një njëri që e komandojnë të tjerët nuk e bën dot këtë punë. Ne na duhet një si Mimi me atlete, jo një që i hipën “Range Rover”-it, podium 100 mijë euro dhe iu thotë njerëzve “më adhuroni mua se, jam me makinë të shtrenjtë”, tha ai.

Share205Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In