• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Ekzekutimi mafiozit grek! Historia e dashurisë me vajzën e pasur greke që i’a vranë dhe që nuk ka përfunduar akoma

18/01/2024
in Diaspora
A A
Ekzekutimi mafiozit grek! Historia e dashurisë me vajzën e pasur greke që i’a vranë dhe që nuk ka përfunduar akoma
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

zekutimi i kryemafiozit grek Vangjelis Zabunis me gati 100 plumba është treguese se lufta brenda mafias greke vazhdon e pandërprerë.

Në jetën e errët të mafiozit grek, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe dashuria e madhe e jetës së tij, Katerina Anagnostaki, e njohur si “Katerina Bella Mafia”, e cila u ekzekutua me 16 plumba në vitin 2018. Ata ishin në një lidhje dashurie prej disa vitesh.

“Një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me e të cilën jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas viit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina Anagnostaki ishte e para që u ekzekutua, kur mendoi se kishte dalë njëherë e mirë nga mafia greke”, shkruan media greke Protothema.

Dashuria me kumbarin

Katerina Bella Mafia, e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur, ndërsa u rrit me të gjitha komoditetet. Ajo ishte ende e re kur besonte se për shkak të emrit, lidhjeve dhe statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.

Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zampounis. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri me të duke u përpjekur të dalë nga bota e mafias, por siç duket nuk ndodhi kurrë.

Madje përfshiu dhe të dashurën e tij në botën e errët të mafias greke. Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë.

Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje mafioze, për të cilën u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish të dërgesave të parave në banka.

Për këtë rast konkret, ajo mori një dënim me 5 vite burg me kusht. Më pas ndaj saj ndodhi dhe atentati i parë. Në vitin 2011, kur dy burra me skafandë e prisnin në Veikou Avenue në Galatsi ku ajo ishte në punë.

Atentatorët, e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë. Ngjara ndodhi kur katerina ishte vetëm 26-vjeçe.

Ajo dërgohet në urgjencë në spital dhe mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën e cila tani është 12 vjeçe.

Anagnostaki mundet të shpëtojë dhe del pas muajsh shtrimi në spital. Pikërisht atëherë thuhet se ajo u nis për në Amerikë me vajzën e saj për disa vite, diçka që familja e saj e mohon.

Pas atentatit ajo kishte ndryshuar shumë dhe dukej se ishte distancuar nga mafia greke. Vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë. Veçse dikush nuk e kishte harruar as atë dhe as veprat e saj në vend, ku që nga viti 2016 ekzekutimet në Athinë u shtuan dhe rriteshin vazhdimisht muaj pas muaji.

Më 20 shtator 2018, rreth mesnatës, 33-vjeçarja po kthehej me makinën e saj tip Benz në kompleksin luksoz të banesave ku jetonte, në Kifissia. Ajo kishte një aplikacion në celularin e saj që i lejonte të shihte kamerat në parkingun nëntokësor ku parkonte makinën e saj, pasi kohët e fundit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese, raporton Protothema.

Pasi pa se gjithçka ishte në rregull ajo u fut dhe zbriti në parking, duke mos vënë re “hijet” që po ecnin me shpejtësi pas saj, të armatosur me kallashnikov. Me një breshëri kallashnikovi “Katerina Bella Mafia” u ekzekutua.

Tre muaj më parë, në një postim në Instagram ajo shkroi: “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, një frazë që rezultoi profetike, e shoqëruar me një foto të saj duke drejtuar armën automatike drejt objektivit.

Lufta që filloi tetë vjet më parë nuk ka përfunduar.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In