• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E dërgoi të birin me një të panjohur nga Kanadaja në Shqipëri, rrëfimi tro.nditës i kësaj nëne përlot publikun

10/07/2020
in Aktualitet
A A
E dërgoi të birin me një të panjohur nga Kanadaja në Shqipëri, rrëfimi tro.nditës i kësaj nëne përlot publikun
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur miqtë vijnë nga larg edhe emocionet i sjellin më të forta. Këtë do na e tregojë Aida dhe djali i saj Peter të cilët sapo kanë ardhur nga Kanadaja për të ndarë një histori në studion e “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” në Tv Klan, e për të bërë një lutje për prindërit e Aidës Lefter dhe Fatbardha.

Aida nga Vlora është larguar para 20 vitesh nga Shqipëria drejt Greqisë, ku ka jetuar me ish-bashkëshortin. Lidhja e tyre me shkuesi nuk zgjati shumë. Ndenjën dy vite e gjysmë atje dhe më pas vendosën të shkonim në Kanada për një jetë më të mirë të cilën se kishin gjetur edhe në Greqi. Në Kanada kishin probleme me dokumentat. Nga stresi i tepërt, Aida humbi fëmijën e parë, ndërsa më pas vjen në jetë Peter.

“Nuk mund ta mendoja të rrisja një fëmijë në lot, sepse ato lot zbrisnin në faqen e tij. Pas disa problemeve ai u largua në Shqipëri dhe unë isha vetëm. Prindërve nuk i tregova për largimin e tij. Aty u detyrova që djalin ta çoja në “babysitter” (dado), sepse nuk ishte e lehtë dhe fillova një punë të dytë. Kishte momente që djalin nuk e shihja për tre ditë. Fillova të bëja tre punë vetëm për Peterin. Më vonë e dërgova në Shqipëri me një të panjohur tek prindërit në Vlorë, sepse nuk e mbaja dot në Kanada. Ai ishte vetëm 18 muajsh.

Dërgoja fotografi çdo tre muaj, sepse mendoja se do më harronte fytyrën. Kur ishte 5 vjeç e gjysëm erdha në Shqipëri, por nuk e mora dot, sepse nuk kisha të gjitha dokumentet që i ati nuk i jepte. Peteri nuk ka marrëdhënie dhe nuk e njeh të atin. Një vit më vonë, në moshën 6 vjeç e gjysëm djali erdhi në Kanada, në Toronto, dhe më rrinte larg, sepse ishte shumë i dhënë pas gjyshes. Ai donte të flinte me gjyshen në një krevat dhe e detyroi atë të vinte në Kanada”.

Aida tregon se e ëma e ka ndihmuar shumë, ajo e ka rritur djalin e saj, kujdesej për të, e dërgonte në shkollë dhe punonte për një ekonomi më të mirë.

Prindërit e saj kanë rritur katër fëmijë, kanë sakrifikuar shumë. I ati ka shkuar disa herë në Kanada, por nuk do të rrijë atje.

Djali Peter tregon se me gjyshen ka qenë gjithmonë më afër se me gjyshin. Tani është 16 vjeç, por ka filluar punë që 14 vjeç dhe gjithashtu studion në shkollë. Gjyshja tani ka pasaportën kanadeze dhe ikën herë pas here në Kanada.

Në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”, pas mesazhit të dërguar nga gazetari, erdhën dy prindërit e Aidës, zoti Lefter dhe zonja Fatbardha nga qyteti i Vlorës. Zoti Lefter në muajin Dhjetor iu nënshtruar një operacioni në zemër dhe nuk mundi t’i mbante lotët dhe emocionet pasi pa nipin e tij bashkë me vajzën, dhe i kërkoi Ardit Gjebreas që të bashkoheshin pa pritur më gjatë, duke i prishur surprizën dhe fjalimin e gjatë të tyre.

Ardit Gjebrea: Ata duan që ti të shkosh në Kanada.

Lefteri: E pamundur.

Megjithëse Lefteri nuk thyhet kollaj për të marrë vendimin që të jetojë me vajzën dhe nipin në Kanada, jemi të bindur që zemra e tij, njëlloj si e zonjës Fatbardha, është kudo me ta. Për gjyshërit është e vështirë shprehja “larg syve, larg zemrës”. /tvklan.al

Share203Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In