• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasadorja amerikane flet shqip: Të gjitha mesazhet, në fjalimin e saj të parë

27/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ambasadorja amerikane flet shqip: Të gjitha mesazhet, në fjalimin e saj të parë
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e saj të parë para stafit të saj në ambasadë.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se është e nderuar që e besuan të përfaqësojë SHBA-në në Shqipëri dhe se SHBA do mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian.

Në mbyllje të fjalës së saj Kim foli shqip dhe tha se ne jemi me ju krah për krah.

“Kjo ndërtesë e bukur qëndron si testament për forcën e marrëdhënieve tona. Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë por rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë Presidenti Willson ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri, Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur.

Ai priti një përfaqësues shqiptar në Uashington dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve në 1920.

Pas Luftës së Dytë Botërore dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme por edhe pse qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën popujt tanë vazhduan ta mbanin pranë njëri-tjetrin.

Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim mes Zërit të Amerikës, që nuk transmetonte vetëm lajme por edhe shkëndija shprese.

Shkëndija e shpresës ndezi gjithë vendin dhe ne qëndruam me ju në 1991 teksa u çliruat nga vargonjtë e diktaturës dhe komunizmit. Është një moment për të cilin duhet të ndihemi me të drejtë krenarë, ne kemi qëndruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen në NATO dhe tani përpjekjet tuaja për të anëtarësuar në BE.

Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovraniterit por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. Ne e dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë edhe se puna e vështirë është me e lehtë kur ke miq dhe aleatë.

SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate me e fortë dhe më e aftë, SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë vendit tuaj të forcojë kandidaturën për në BE. Do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën për liri drejtësi dhe nje sistem kur secili të respektojë të njëjtat rregulla.

Pres me kenaqësi të punoj me udhëheqësit e vendit tuaj, që marrin hapa të vështirë por të nevojshme për të zbatuar reformën ne drejtësi, per te ndjekur krimin dhe per të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

Jam besimolotë që teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë më shumë investitorë do të vijnë drejt Shqipërisë që të krijoje më shumë mundësi për vende pune.

Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Ashtu si qëndruam më ju në 1920, 91, 99, dhe 2009 e jemi me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si vend demokratik i begatë në familjen evropiane. Ne jemi me ju krah për krah”, tha ambasadorja Kim. (TemA)

Share223Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In