• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KE kërkon rikthimin e lëvizjes së lirë në verë: Europianët duan të pushojnë!

14/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Një çadër 50 euro?! Klosi: S’bëjmë dot asgjë për çmimet, e vendos tregu
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Muzetë, kështjellat, plazhet dhe sheshet e Europës kanë qenë të mbyllura që prej mesit të muajit maj, por Bashkimi Europian po përpiqet të rigjallërojë me sa të mundet udhëtimet gjatë sezonin veror, që kontribuojnë më 150 miliardë euro në financat e BE-së.

Krahu ekzekutiv i bllokut, Komisioni Europian, kërkon rikthimin e ‘lëvizjes së lirë e të pakufizuar’. “Do të kemi sezon turistik këtë verë”, tha Komisioneri për Çështjet Eonomike Paolo Gentiloni, edhe pse me masa sigurie.

Nuk është ende e qartë nëse shtetasit jo europianë do të lejohen të pushojnë në vendet e BE këtë verë, me komisonin që saktëson se turizmi i brendshëm dhe ai mes vendeve të Bashkimit Europian do të mbizotërojë në periudhë afatshkurtër.

Kufijtë rreth Bashkimit Europian janë mbyllur për te frenuar përhapjen e covid-19, por shtet kanë filluar t’i rihapin ato. “Europa po rihapet, hap pas hapi. Komisioni Europian do të ofrojë udhëzime mbi mënyrën se si do të udhëtohet në mënyrë të sigurt e të përgjegjshme për të ringritur turizmin në këmbë”, tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Edhe pse mund të bëjë vetëm rekomandime jo-detyruese te qeveritë që kanë kontrollin ndaj kufijve të tyre, Brukseli ofron disa udhëzime. Kompanitë ajrore dhe aeroportet duhet të këmbëngulin që pasagjerët të mbajnë maska, nuk është e nevojshme të lihet sedilja e mesit bosh. Qytetarët do të mund të qëndrojnë në hotele, të hanë në restorante apo të vizitojnë në mënyrë të sigurt plazhet, thuhet me tej.

Megjithatë nëse do të ketë një valë të dytë të pandemisë, do bëhen hapa prapa. “Deri sa një vaksinë apo trajtim të jetë i disponueshëm, nevojat dhe përfitimet e industrisë së udhëtimit dhe turizmit do të vihen ne peshore përballë rrezikut për përhapjen e mëtejshme të virusit, me shumë gjasë duke çuar në rikthim të masave të kufizimit”, tha Gentiloni.

Gjermania njoftoi se do të zbusë kontrollet kufitare nga e shtuna, me qëllimin për të lejuar udhëtimin e lirë në Europë duke filluar nga 15 qershori. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer tha se një marrëveshje ishte arritur për heqjen e kontrolleve kufitare me Francën, Zvicrën dhe Austrinë nga 16 maji, edhe pse theksoi se për kjo nuk do të mund të ndodhte ende me Italinë. Edhe tre shtetet balltike kanë vendosur të lejojnë udhëtimin e lirë të qytetarëve të vet nga 15 maji.

Kroacia dhe Turqia hapën zyrtarisht sezonin turistik ndërsa Greqia shpëtimin e sezonit e sheh te turistët ballkanik, por nuk dihet nëse edhe atje do të ketë leje për hyrjen e të huajve. Pjesa tjetër e Europës po tregohet më e përmbajtur dhe ende nuk ka një plan për sezonin veror.(A2)

Share206Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In