• Kontakt
Monday, November 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Tropojani “lab” aktori dhe diplomati Petrit Malaj sot në 65 vjetorin e lindjes

16/11/2026
in Nostalgji
A A
Tropojani “lab” aktori dhe diplomati Petrit Malaj sot në 65 vjetorin e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot aktori dhe pedagogu Petrit Malaj, feston 65 vjetorin e lindjes.Lindi më 12 Nëntor të vitit 1961 në Vlorë por origjina e aktorit është nga Tropoja.

Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 Nëntor 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare.

Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.
Edukimi

Në vitin 1981 filloi studimet në Akademinë e Arteve dhe i përfundoi ato në vitin 1985 dhe diplomohet si aktor.

Në vitin 1995 ndjek Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “ Jacques Lecoq “ në Paris, Francë.
Në vitin 1996 ndjek Shkollën e Teatrit Murcia në Spanjë.

Në vitin 2000 ndjek shkollën për menaxhim dhe teatër pran Departamentit të Shtetit Amerikan.

Në vitin 2001 bën përvojë profesionale për aktrimin në Bari, Itali. Në vitin 2004 fiton titullin “profesor“.
Veprimtaria

Pedagog, Akademia e Arteve ( shtator 1985 – ne vijim )
Shef i Seksionit “ Edukimi Trupor “ ( 1995 – 1997 )
Dekan i Fakultetit të Artit Skenik ( 1997 – 2007 )
Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve (1998 – ne vijim )
Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar ( 2003 )
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranes (2007 ne vazhdim)
Rektor i Akademisë së Arteve të bukura (2008 – ne vazhdim)

Familja

Në vitin 1987 Malaj u martua me aktoren Aneta me të cilën kan dy fëmije (Erionin dhe Dartin) dhe sëbashku jetojnë në Tiranë. Sot është pjesë e diplomacisë shqiptare si ambasador në Maqedoninë e Veriut.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tropojani “lab” aktori dhe diplomati Petrit Malaj sot në 65 vjetorin e lindjes

Tropojani “lab” aktori dhe diplomati Petrit Malaj sot në 65 vjetorin e lindjes

16/11/2026
Në kujtim të aktorit Frederik Zhilla në 78 vjetorin e lindjes së tij

Në kujtim të aktorit Frederik Zhilla në 78 vjetorin e lindjes së tij

16/11/2026
Ikona e skenës shqiptare, “Artistja e Merituar” Pavlina Mani festoi 78 vjetorin e lindjes

Ikona e skenës shqiptare, “Artistja e Merituar” Pavlina Mani festoi 78 vjetorin e lindjes

16/11/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In