• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hetimet e SPAK ndaj Olta Xhaçkës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ambasadorja e SHBA reagon për herë të parë

13/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hetimet e SPAK ndaj Olta Xhaçkës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ambasadorja e SHBA reagon për herë të parë
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë për vendimet e qeverisë gjatë periudhës së pandemisë dhe për hetimet që po bën SPAK ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pjesë nga intervista me Ilva Taren.

Ilva Tare: Organi anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar SPAK u ngrit më në fund, me vonesa të konsiderueshme dhe aktualisht po heton Ministren e Mbrojtjes dhe Ministren e Shëndetësisë për ato që opozita i quan tendera sekretë edhe pse qeveria pretendon se nuk ekzistojnë tendera sekretë. Çfarë mendoni për transparencën e vendimeve të qeverisë në këtë krizë, gjatë Covid19 dhe transparencën mbi shpenzimet publike?

Ambasadorja Kim: Siç e përmenda më parë, qeveritë kanë detyrimin të jenë në gjendje t’iu shpjegojnë taksapaguesve pikërisht se si përdoren taksat e tyre.

Ilva Tare: A mendoni se ky detyrim është përmbushur nga qeveria shqiptare?

Ambasadorja Kim: Këtë e vendos SPAK. Ata do të shohin faktet dhe pres me kënaqësi, ashtu si kushdo tjetër në Shqipëri, se cilat do të jenë rezultatet. Por ekziston një proces dhe është gjëja e duhur që SPAK ta vendosë këtë çështje. Jo unë.

Ilva Tare: Le të flasim…le të mos fshihemi kur kemi elefantin në dhomë, për reformën në drejtësi. Le të flasim për vlerësimin tuaj për statusin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme dhe mendoj se të gjithë ranë dakord për këtë. Në vitin 2016, kërkesa popullore për reformën në drejtësi ishte aq e madhe sa politikanëve iu desh t’i miratonin ato. Dhe bënë gjënë e duhur. Është për t’u përgëzuar. Reforma në drejtësi ka tri pjesë: duhet kuadri ligjor, ngritja e kapaciteteve institucionale për të, dhe së fundi, çka mund të ndodhë edhe njëkohësisht, duhet të zbatohet ligji dhe institucionet duhet të funksionojnë. Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që janë disi të paduruar për këtë. Kemi parë që u bë pjesa e parë. Kemi ligjet e vitit 2016. Kemi pjesën më të madhe të institucioneve të ngritura, përveç Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila është diçka madhore. I përmend të gjitha këto për të vënë në pah se pavarësisht sa të paduruar jemi, ka pasur edhe përparim real. E them këtë për të treguar se duhet të vazhdoni të jeni të paduruar. Duhet të vazhdoni të nxisni dhe, sa më përket mua, është koha që udhëheqësit të prodhojnë rezultatet. Varet nga ata që të tregojnë vullnet politik për të ngritur gjykatën kushtetuese. Varet nga gjykatësit që të fillojnë të tregojnë se gjykatat po funksionojnë. Dhe mendoj se kemi filluar ta shohim këtë. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë nxori disa vendime dhe po fillojmë të shohim pakësimin e çështjeve të mbartura dhe vazhdimin e vetingut. Pra, ka lëvizje, por edhe unë jam me popullin shqiptar: është koha për një shtysë të re për të bërë përparim.

Ilva Tare: Zonja Ambasadore, si do t’iu përgjigjeshit kritikëve që thonë se SHBA dhe BE nxitën një reformë në drejtësi që është defektoze, që ka probleme, që ka krijuar një situatë të paprecedent në Shqipëri, pa gjykatë të lartë, pa gjykatë kushtetuese dhe në fakt fajësojnë ndërkombëtarët që i nxitën udhëheqësit politikë shqiptarë. Si u përgjigjeni?

Ambasadorja Kim: Do të thosha se diçka si reforma në drejtësi është jashtëzakonisht e vështirë. Është e ndërlikuar dhe është e papërsosur, por nga sa shoh, elementët bazë janë aty dhe varet nga aktorët që të fillojnë ta zbatojnë atë vërtet.

Share255Tweet154


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In