• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pseudomjek, mashtrues ordiner: Drejtorit të Urgjencës Kombëtare diskretiton me fakt ish mjekun e Spillës, “doktorin e syneteve” Allkja

22/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pseudomjek, mashtrues ordiner: Drejtorit të Urgjencës Kombëtare diskretiton me fakt ish mjekun e Spillës, “doktorin e syneteve” Allkja
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka degraduar debati mes Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjekut të Urgjencës, Ilir Allkja. Shkak janë bërë deklaratat dhe akuzat e Allkjas për Bratajn dhe mënyrën si drejtohet ky institucion.

Pasi denoncoi se ishte shkarkuar e më pas u rikthye në detyrë, Brataj e akuzon se ka mashtruar. Ai thotë se Allkja ka patur edhe një faqe në rrjetet sociale, ku e ka ofenduar atë.

Deklarata e plotë e Skënder Bratajt:

“Pseudomjek, mashtron kolegët dhe veten. Doktor Iliri që me fillimin e COVID-19 nuk e kam parë të bëjë ndonjë deklaratë në faqen e tij për sëmundjen dhe trajtimin ose prokotokollin e mëhershëm. Më vjen keq të futem në debat me një mjek.

Në datën 11 mars, artikulli i parë, flet mjeku i urgjencës: Jam futur në karantinë, vizitova tre persona me COVID-19 pa veshje speciale. Kanë kaluar kaq ditë nga 11 marsi, keni parë ndonjë personel mjekësor pa veshje speciale? E dyta, mjeku që denoncoi mungesën e veshjeve është shkarkuar nga puna.

Lajmi konfirmohet nga Allkja, i cili thotë se është shkarkuar për shkak të protestave të opozitës. Kur u shkarkove doktor Iliri? Kur ke shkuar në protestën e opozitës? Sot apo para një viti? Ti lemë politizimet. Më 16 mars mjeku Allkja, Shqipëria ka vetëm 300 aparatura, jemi vetëm në fillim të epidemisë”. Doktor Iliri, Shqipëria ka patur 170 jo 300. Kur të flasësh informohu se dikush tjetër e di të vërtetën. Flisni me të dhëna. 17 mars, rikthehet në detyrë mjeku që u pushua nga puna. Kush e pushoi këtë njeri nga puna? Kush e futi në karantinë? Ku i gjeti këto tri persona të infektuar? Unë se di kush e detyroi këtë pseudo-profesionist?

Doktor Iliri s’ka 27 vite në vijën e parë, por vetëm 3-4 vite në Urgjencë sepse më përpara ka qenë në Spille, mjek familjeje. Si vete në punë në banesë? Kur Doktor Iliri ishte në karantinë. Çështja ishte e tillë. Pasi doli lajmi se ishte në karantinë, ai vazhdoi të ishte në punë. Qytetarët e shqetësuar që e panë, morën 127 dhe thanë s’duam të vijë të na vizitojë doktor Iliri se është në karantinë. Ne u interesuam dhe i thamë Përgjegjësit, të ndërprente punën. Doktor Iliri, ke shkelur betimin e Hipokratit, ke nxjerrë kartelën e pacientit. Doktor Iliri harron diçka shumë të rëndësishme, që këtë videon që e bën doktor Iliri, njerëzit e tij janë me maska dhe doreza, vetë nuk afrohet.

Ja dhe kartela që gjendet në internet. Doktor Iliri nuk ndihmoi pacientin që qante nga dhimbjet, por kur mori në telefon shërbimin iu tha që të vëzhgonte nga larg. Por çfarë bëri ai? E mori pacientin e çoi tek urgjenca e QSUT e jo tek Infektivi. Njerëzit duhet të marrin vesh me kë kanë të bëjnë. Ti nuk mund të quhesh profesionist i vijës së parë, sa pacientë COVID ke vizituar në një muaj e gjysmë? 3-4-5? E harrove atë faqen me miqtë e tu, Urgjenca 127 ku s’lije gjë pa thënë për mua, fyerjet më mëdha në adresë time?

Si mund të dalë një mjek kundër shërbimit që shpëton jetë? Doktor Iliri mos më trego mua urgjencën e Italisë, Francës e Gjermanisë, se i di shumë mirë. Janë vetëm 6 modele në të gjithë botën. Ka një gjë, në botën anglo-saksone, Amerikën meqë e sjell si shembull, s’vë në dyshim sistemin…por një gjë, vetë ato pranojnë se Urgjenca paraspitalore ka një mbijetesë 6.8%, ajo evropiane është 28-29%. E kupton doktor Iliri?

Ti ke nevojë për shumë shumë trajnim. Jam i kënaqur për të rinjtë, s’kanë eksperiencë por janë me dëshirë, trajnohen. Ju më detyruat të përgjigjem kështu. Keni jo 2 muaj…jo vetëm ato tri vite që shpifni. Kam edhe të tjera, por po i ruaj për herë tjetër. Të më falin qytetarët shqiptarë për mllefin, por jemi humanë edhe ne mjekët. Një pseudo-doktor nuk mund të dalë hero. S’paguhet mjeku për transport.

Përgjigjia e Ilir Allkjas:

Pasi dëgjova Z. S.Brataj që foli me zë e figurë mbrëmë nga faqja zyrtare e QKUM për personin tim, ju njoftoj që gjithcka ka thënë është në kuadër të shpifjeve, fyerjeve, denigrimieve profesionale dhe sulmeve politike njësoj siç bëri Kryeministri Shqipërisë ditë më përpara. Në vend që Z. S.Brataj dhe Kryeministri të merren me problemet e shtruara nga ana ime për të përmirësuar situatën e t’i luftojmë COVID-19 si edhe në vend që të tregohen transparent ndaj publikut, kanë zgjedhur rrugën që të shpifin e fyejnë kundrejt personit tim sepse mbase kujtojnë se kështu zgjidhin problemin e “luftës” me COVID-19.

Gjithesi, nuk dua të zgjatem më shumë por siguroj këdo shpifës e fyerës si Z. Brataj ashtu edhe Kryeministrin por edhe këdo tjetër që do të më pengojë apo bëjë më të vështirë punën time si mjek për të ndihmuar pacientët nga COVID-19, ju njoftoj që sapo të dalim nga kjo luftë me virusi covid-19 shpifësit e fyerësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e do të përgjigjen me detaje për çdo fakt të fshehur ndaj publikut Shqiptar për COVID-19 (nëse kanë reaguar në kohë për parandalimin e virusit apo kanë lënë që virusi të hynte mirë në Shqipëri duke kryer krim ndaj njerëzimit) dhe cdo gjë tjetër që kanë shpifur, denigruar e shtrembuar ndaj pereonit tim. Me respekt, Dr. Ilir Allkja.

Share221Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In