• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rikthehet OFL/ Bllokohen 9 makina me emergjencë, 3 të të ‘fortit’ të Saukut që bëri ‘biznes’ me Adriatik Llallën

22/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Po qëlloni si talebanët vajzën e OFL-së
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pushimit disa javor për shkak të pandemisë, rikthehet në veprim Operacioni Forca e Ligjit. Sot është vendosur masa e sekuestros në kushtet e emergjencës për 9 automjete. Gjithashtu një lezhjani i është sekuestruar pasaporta për moslejimin e daljes jashtë shtetit.

Por të kujt janë makinat që janë sekuestruar në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të policisë së shtetit? Njëri prej tyre rezulton që të jetë Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i ‘forti’ i Saukut. Dushkut të njohur edhe me emrin Edison i janë bllokuar tre makina. Ai është i njohur jo vetëm për skedën e pasur kriminale, por edhe për ‘biznesin’ me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Ndërsa mes të tjerëve në listën e zezë të OFL-së 4 janë gra nga Korça dhe Gjirokastra, që u janë bllokuar makinat.

Lista e personave dhe makinave të bllokuara
– Tre automjete autovetura në pronësi të Eduart Dushkut banues në Farkë, Tiranë;
– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
– Automjeti Audi A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, ndërsa në fund është Gjykata e Posaçme që do të vendosë. Ndërkohë që pasaporta i është bllokuar në kushtet e emergjencës për të mos lejuar daljen jashtë vendit për një afat 6-mujor një personi nga Lezha. Policia e Shtetit deklaron se gjatë ditëve të fundit që nuk ka dërguar formularin për vetëdeklarimet ka vijuar punën për kopsitjen e dosjeve, ndërsa shton se “nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar’ mbyllet deklarata.

Zbulohet emri i të ‘fortit’ të Saukut që iu sekuestruan 3 makina, bëri ‘biznes’ me Adriatik Llallën
OFL-ja i ka sekuestruar tre makina në kushtet e emergjencës Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i ‘forti’ i Saukut. Formulari i është dërguar që në shkurt për të justifikuar pasurinë. Dushku ka një “karrierë” të pasur kriminale, i arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, i njohur edhe me emrin Edison.

Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv. Por historia e Eduart Dushkut nuk mbyllet këtu, pasi dy vite më parë emri i tij doli në media edhe për ‘biznesin’ që kishte bërë me ish-kryeprokurorin Llalla, i cili bleu pronën e tij.

Biznesi i Adriatik Llallës me tokat nis më 9 janar 2007, në kohën kur ai mbante postin e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës dhe përfshin blerjen e një sipërfaqeje toke prej 3 mijë metrash katrorë ullishte në Mjull Bathore. Çmimi i deklaruar i blerjes është 1.5 milionë lekë të reja dhe burimi i tyre, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2008 është një borxh i marrë te kunati. Sipas kontratës noteriale, Llalla ia bleu këtë tokë Eduart [Edison] Dushkut, person i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje.

Dushku zotëronte edhe një linjë urbanësh në Sauk. Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes. Çmimi në treg i pronës rezultoi të ishte megjithatë edhe më i lartë se ai i referencës, ç’ka i siguroi atij një portofol të pasur parash për transaksionet e mëvonshme në pasuri të paluajtshme. /Shqiptarja.com

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In