• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në kohën e Covid-19 Lulzimi paguan kompaninë që lobon në SHBA për diktatorin! Ja dokumenti

21/04/2020
in Aktualitet, Kryesore, Speciale
A A
Në kohën e Covid-19 Lulzimi paguan kompaninë që lobon në SHBA për diktatorin! Ja dokumenti
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Bashës, nuk i ndahen skandalet sapo ai firmos një kontratë lobimi në SHBA. CNA.al ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga Gazmend Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Washington.

Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë. Data zyrtare e firmosjes së kontarëts nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020. Sa pako ushqimore do të kishte blerë me 60 mije dollare për njerëz në nevojë në këtë kohë të vështirë për shqiptarët?

Kur bota po goditej nga pandemia e Covid-19, Luli conte sekretarin e tij për të firmosur në SHBA. Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

Kontrata ka një vlerë prej 60 mijë USD dhe kompania lobuese do i mundësojë PD, takime dhe strategji në lidhje me cështjet e narkotrafikut dhe krimit të organizuar për ti diskutuar me zyrtarë të SHBA-ve. Afati i saj është deri në shtator 2020, pra ka një afat 6-mujor.

Ky nuk është rasti i parë që PD firmos me Sonoran Policy Group, LLC, kontrata e parë është firmosur në vitin 2018, Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe edhe diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduros Moros, Presidenti i Venezuelës, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

Sipas dokumentit të publikuar sërish në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, rezulton se kompania lobuese ka deklaruar kontratën e saj në 20 janar 2020, pra gati dy muaj përpara se të firmoste me Gazmend Bardhin për Partinë Demokratike në emër të Lulzim Bashës.

Dokumenti i siguruar nga CNA.al tregon se rasti është më kompleks, kontrata më e gjatë dhe vlera më e madhe. Firma është hedhur nga prokurori i Venezuelës emëruar nga Maduro, Reinaldo Monoz Pedoroza.

Sonoran Policy Group, kompania që ka firmosur dhe PD, ka marrë 2 milion dollarë nga firma juridike Foley & Lardner për përpjekjen e saj për të për të këshilluar prokurorin e përgjithshëm të Venezuelës Reinaldo Munoz Pedroza se si të lehtësojë sanksionet e SH.B.A.-së ndaj Venezuelës.

Sipas letrës së saj të angazhimit të shërbimeve këshilluese, SPG do të ndihmojë F&L të zhvillojë informacione dhe njohuri të specializuara për këshillimin ligjor. SPG, e cila drejtohet nga Robert Stryk gjithashtu do të përfaqësojë klientët përpara Departamenteve të Drejtësisë / Shtetit / Thesarit. si dhe Shtëpia e Bardhë.

SHBA dhe rreth 60 vende të tjera nuk e njohin Maduron për president por njohin liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si drejtuesin e ligjshëm të vendit./CNA.al

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In