• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komisioni i Jashtëm i PE-së votoi raportin me rekomandimet për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër kriteret kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme

21/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Komisioni i Jashtëm i PE-së votoi raportin me rekomandimet për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër kriteret kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi me shumicë dërrmuese raportin me rekomandimet e këtij institucioni për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, në një takim të zhvilluar nëpërmjet video-konferencës. Raporti, i hartuar nga eurodeputeti Tonino Picula (S&D), u miratua me 57 vota pro, 5 abstenime dhe 7 kundër.

Komisioni i Jashtëm i PE-së votoi raportin me rekomandimet për

Ndër rekomandimet e miratuara janë kriteret për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile si një lojtar i rëndësishëm në konsolidimin demokratik.

“Mbajtja e derës së hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe të Bashkimit Europian”, -thonë eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia e saj e zgjerimit të mbështesë reformat dhe të sigurojë anëtarësimin e plotë, si qëllimin përfundimtar për vendet e pranimit”, theksuan eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në rekomandimet e tyre për Ballkanin Perëndimor, të miratuar të hënën.

“Vendimi për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte në interesin e vet politik, të sigurisë dhe të BE-së”, thonë eurodeputetët. Ata gjithashtu i bëjnë thirrje BE-së të lejojë liberalizimin e vizave me Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të angazhojë nga afër përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismat e përbashkëta europiane (p.sh. politikat sektoriale dhe programet) përpara pranimit të tyre, përfshirë Konferencën për Ardhmërinë e Europës.

“BE-ja duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të përqendrohen në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, zbatimin e vendimeve gjyqësore, reformat gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thanë eurodeputetët. “BE-ja duhet të angazhohet gjithnjë e më shumë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale në rajon, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”.

Eurodeputetët kundërshtojnë çdo ndërprerje të fondeve të ndihmës para pranimit që mund të ngadalësojnë reformat në BE. BE-ja duhet të ketë prioritet projekte specifike në dobi të popullit të Ballkanit Perëndimor dhe të sigurojë që fondet para pranimit të ndahen në mënyrë transparente, proporcionale dhe jodiskriminuese, bazuar në treguesit e performancës që matin përparimin e vendeve përfituese në zbatimin e reformave.

Raportuesi i PE-së, Tonino Picula (S&D, HR) tha: “Ky raport është një shenjë e qartë e mbështetjes së Parlamentit Europian për aspiratat dhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtare të BE-së, pasi të plotësohen të gjitha kriteret. Është gjithashtu një shenjë e qartë që ne mbështesim vazhdimin e procesit të zgjerimit në përgjithësi, pasi ka qenë një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Politika e zgjerimit është gjithashtu një parakusht për të promovuar praninë e BE-së dhe interesin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, kështu që duhet parë se është në interesin tonë të ndërsjellë”.

Më 26 mars, Këshilli i Europian vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Para kësaj, në shkurt, Komisioni propozoi një metodologji të rishikuar që duhet t’i japë impuls të përtërirë zgjerimit të BE-së. Samiti për Ballkanin Perëndimor është planifikuar të mbahet para fundit të Presidencës Kroate në qershor.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë filluar negociatat e pranimit, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë kandidatë të mundshëm.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In