• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në Shqipëri vijon prirja pozitive për dalje nga pandemia! Europa dejt pikut dhe zbritjes së infektimit

14/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Në Shqipëri vijon prirja pozitive për dalje nga pandemia! Europa dejt pikut dhe zbritjes së infektimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri vijon prirja pozitive për dalje nga pandemia. Drejt mbërritjes së fazës së pikut dhe fillimit të daljes edhe në Europë. Rënie e numrit të humbjeve të jetëve njerëzore në shkallë botërore

(Relacion ditor i E-group-it ndërdisiplinar “Në ndjekje të pandemisë” të Akademisë së Shkencave për përhapjen dhe përballimin e saj në Shqipëri, në Europë e në botë, sipas të dhënave të bëra të njohura zyrtarisht, datë 14 prill 2020)

1 Me rritjen prej 1.7 për qind të numrit të të prekurve nga virusi Corona shenjuar gjatë 24 orëve të fundme, në Shqipëri vazhdon e stabilizuar prirja pozitive për daljen nga pandemia. Të shëruarve dje iu shtuan edhe 15 të tjerë, dhe kështu numri tërësor i të shëruarve arriti në mbi 52 për qind të të infektuarve gjithsej, raport që qendron në të njëjtin nivel me atë të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Numri i të sëmurëve sot ka zbritur në 203, nga 239 që ishte më 6 prill. Zhvillim pozitiv i 24 orëve të fundme është gjithashtu frenimi i rritjes së të infektuarve të rinj në Shkodër, pas një jave me rritje të ndjeshme.

2 Tregues pozitivë edhe për gjendjen e pandemisë në Kosovë: me një rritje prej 4 për qind të numrit të sëmurëve të rinj gjatë ditës së fundit, pas disa ditësh ringritje të ndjeshme të pandemisë, Kosova përjeton një ndryshim për mirë.

3 Edhe në shkallë botërore, në Europë, në rajon dhe në vatrat e mëdha të sëmundjes, dje janë shenjuar ulje të mëtejshme të ritmit të përhapjes së saj. Në shkallë globale ky tregues ka zbritur në 3.86 për qind, në SHBA në 4.75 për qind dhe në Britaninë e Madhe në nivelin 5.1 për qind.

4 Në vendet kryesore europiane dhe me përhapjen më të madhe të pandemisë, si Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Zvicra dhe Austria edhe dje u dëshmuan rritje në nivele të ulëta të të prekurve rishtas, 1 deri 3 për qind, duke konsoliduar prirjen e mbërritjes së pikut dhe duke paralajmëruar fillimin e fazës së daljes, fazë në të cilën Gjermania, Austria e Zvicra gjenden tashmë.

5 Rritje nën 5 për qind të numrit të të infektuarve të rinj janë shenjuar në Belgjikë, Poloni, Hollandë, Rumani. Megjithëse kjo është një rritje më e lartë se ajo e vendeve të tjera të Europës, e rëndësishme është se ka një ulje krahasuar me treguesin e ditës së mëparshme. Edhe në vendet fqinje dhe ato të Ballkanit, në Greqi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, janë dëshmuar ritme pozitive, me 1.5 deri në 3 për qind rritje ditore. Përjashtim nga prirja e përgjithshme bëjnë Rusia e Serbia, me rritje 16 për qind e 11.6 për qind.

6 Në tërësi ka vijuar tendenca e pritshme e uljes së numrit të jetëve njerëzore të humbura, prirje kjo e provuar në shumicën e vendeve në shkallë botërore. Dje humbjet në jetë njerëzore qenë në nivele të ulëta ne krahasim me ditët e fundme, që ishin më kritiket.

Share202Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In