• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ju ka mbaruar kolaudimi i makinës? Drejtoria e Transportit: Nuk do ketë gjobë, ja si duhet të veproni

08/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ju ka mbaruar kolaudimi i makinës? Drejtoria e Transportit: Nuk do ketë gjobë, ja si duhet të veproni
6.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli teknik i automjeteve vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë të koronavirusit. Por nëse data e kontrollit teknik të automjeteve ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi i SGS-së ka qenë i mbyllur për shkak të emergjencave, qytetarët janë të detyruar të qarkullojnë pa bërë kolaudimin dhe nuk do të gjobiten.

“Për kontrollin teknik të mjetit, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data juaj e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur (13 Mars e tutje), mund të vijoni me qarkullimin e mjetit derisa të rinisë plotësisht shërbimin SGS e ku do orientoheni për orarin tuaj dhe datën e re të kontrollit teknik. Për sa kohë shërbimi është i mbyllur për kontrollin teknik, nuk do ketë gjobë të kontrollit teknik vjetor”, informoi për kontrollin teknik të mjeteve Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Kontrolli teknik i makinave kryhet nga subjekti privat SGS dhe në faqen zyrtare të kompanisë prej datës 16 mars është njoftuar se për shkak të masave të rrepta të detyrueshme dhe vendimeve të marra nga autoritetet në situatën e përhapjes së COVID-19, qytetarët nuk mund të qarkullojnë me mjete në rrugë, pra nuk mund të vijnë në qendrat e kontrollit.

“Deri në një njoftim të dytë, qendrat e kontrollit teknik do të jenë të mbyllura. Duke dërguar mesazh email në adresën [email protected], do të merrni një mesazh përgjigje të menjëhershme me informacionet më të përditësuara mbi operimin e qendrave të kontrollit”, sqaron kompania SGS.

Por qytetarët të cilët i drejtohen kompanisë për shërbim, për shkak të përfundimit të afatit të kontrollit vjetor, pas datës të nxjerrjes të njoftimit nga SGS ju komunikohet automatikisht elektronikisht se kontrolli teknik do të vazhdojë të mos operojë deri në një njoftim të dytë.

Si do të paguhet taksat e makinave

Nga ana tjetër më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor sqaroi për qytetarët se taksat për makinat deri në një njoftim të dytë do të paguhen online, nëpërmjet platformës e-Albania.

Me ndryshimet ligjore se taksat nuk paguhen në afat aplikohet një kamatvonesë (0,06% për ditë vonese), por jo gjobë. “Për të lehtësuar pagesën e qytetarëve, përveç portalit e-albania ku taksa paguhet online, hapëm sportelet me rezervim për NSHRAK dhe Durrës, ndërsa për degët rajonale nuk ka nevojë për rezervim”, sqaroi Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Te të dyja sportelet sipas drejtorisë të Transportit shërbimi nuk ofrohet pa kryer më parë rezervimin online. Ndërsa në rrethe shërbimi ofrohet nga degët rajonale si:Fier, Elbasan, Dibër, Sarandë, Vlorë, Berat, Korçë, Shkodër, Laç dhe Kukës. Në rrethe shërbimi nuk ka nevojë për rezervim. Shërbimi për qytetarët dhe bizneset ofrohet nga e hëna deri të shtunën, në fashën e orareve 07:00 deri në 12:30.

Sipas kësaj drejtorie taksat mund të paguhen dhe përmes bankës duke plotësuar formularin dhe duke marrë faturën e taksës te ne: https://www.dpshtrr.al/covid-19/pagesa-taksave-vjetore

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In