• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çudira në parlament, Rama: Vitin që vjen do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

14/10/2021
in Aktualitet, Debat, Kryesore
A A
Çudira në parlament, Rama: Vitin që vjen do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj demokratëve pse maxhoranca është kundër nisjes së komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”, duke theksuar se kjo cenon interesat e Shqipërisë. Rama u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor të gjykatës ndërkombëtare që heton këtë çështje pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të dëshmuar disa persona me të cilët është hasur vështirësi për t’u lokalizuar. Rama deklaroi se vitin e ardhshëm do të dërgojnë në orbitë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” për të kontrolluar territorin, trafiqet dhe kufijtë. Ai theksoi se sa më shumë të hiqet kontrolli nga inspektorët aq më mirë do jetë.

Si po bie konsumi kur kursimet e vogla sot në banka janë më lart se kanë qenë ndonjëherë tjetër. Po flas për kursime të njerëzve të zakonshëm. Pastaj vjen dhe thua që tuneli i Llogarasë është dëm ekonomik. Këto çmimet e rrugëve nuk ke treguar se i kupton.

Ke pasur një raport shumë më të shtrembur se me aritmetikën. Ka një ndryshim të madh mes çmimit të kontratës dhe asaj që bënit ju që një rrugë kapërcente më shumë se 2-fish fondin limit. Pllaka e gramafonit është regjistruar në vitin 2013.

Të paktën vër një pllakë të re. Ligji i ri ka përcaktuar se çmimi ka vetëm 50%. Pjesa tjetër janë garancitë e nevojshme. Do blejmë dronë. Do çojmë dhe satelitë në orbitë. “Albania one” Albania tëo”. Sepse për ne ky vend nuk është tokë e xanum. Zhvillimi nuk është që 7 mrekulli pati bota dhe të tetin e sollët ju. Na keni lënë një situatë që do kohë dhe durim për të pastruar.

Ne shohim shumë larg. Dronët po e po, po do sjellim edhe satelitë. Kontrolli mbi territorin, trafiqet dhe kufijtë të kalojë në nivelin e teknologjisë. Sa më shumë t’ia heqim inspektorëve kontrollin e bizneseve aq më mirë do jetë. Sot në fakt për herë të parë jeni në kushtet kur qeshni se nuk qani dot. Tani edhe një gjë në fund.

Keni bërë një kërkesë për të ngritur një komision hetimor për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet dhe thoni që në fillim. Në muajin prill 2021, opinioni publik u njoh me vendimin për Becchetti. Mund të më thoni me cilin vendim jeni njohur? Nuk ka asnjë njohje të publikut nga gjykata përkatëse. Kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale, Sepse sipas gjykatës bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut, vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidencial sipas vetë gjykatës.

Se si në prill 2021 u njoh opinioni para se bëheshin zgjedhjet me një vendim që mbrohet nga konfidencialiteti i gjykatës ndërkombëtare. Ju në radhë të parë nuk shpjegoni burimin publik. Burimi është gjykata. As në prill 2021 dhe as sot vendimi konfidencial, nuk është në faqen e gjykatës. Opinioni publik është njohur me paragrafë para zgjedhjeve. Kërkesa juaj thotë se është e qartë që Shqipëria tani do paguajë. Jam i gatshëm të votoj bashkë me ju që të merrni kohë me limit. Bëni propozimin si të doni. Unë do votoj për ju.

Mundësisht të rrini këtu gjithë javën. Të krijoni një lloj shtëpie të dytë para se të vijë foltorja te shtëpia e parë. Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës ku pritet të thirren dëshmitarë të cilët prej disa muajsh kanë pasur vështirësi të lokalizohen,. Ky personi që e keni kthyer në hero, është në kërkim nga drejtësia shqiptare. E mbroni këtë njëri në kërkim për të bërë politikë dhe harroni se këto detyrime janë për republikën e Shqipërisë. Ju jeni qytetarë dhe votues. Republika e Shqipërisë është një.

Në favor të shtetit shqiptar sot që flasim janë dy vendime. Para trupave gjyqësore ndërkombëtare Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Doni të bëni politikë me një të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Doni të përhapni një dokument që sipas gjykatës është konfidencial. Shteti shqiptar nuk ka nisur të paguajë. Komisioni dëmton interesat e republikës së Shqipërisë. Konfidencialiteti është detyrues për republikën e Shqipërisë dhe duhet jetë edhe për të zgjedhurit në parlament. Nuk mundet që llogoreja e një komisioni hetimor të kthehet në dosje më vete për avokatët e palës që lufton me Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In