• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Z. Nano me çfarë do i paguani policët e telendisur e të keqpagaur me drogë, për sa kohë dështuat të konfiskonit pasuritë e kriminelëve me OFL-në?

14/10/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Z. Nano me çfarë do i paguani policët e telendisur e të keqpagaur me drogë, për sa kohë dështuat të konfiskonit pasuritë e kriminelëve me OFL-në?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, njoftoi se ka vendosur tu jap të gjithë detyrimet e prapambetura për orët shtesë dhe jashtë orarit policëve që nuk janë paguar gjatë viteve të shërbimit.

Sipas Nanos, paratë do të sigurohen nga fondet e policisë por më kryesorja nga paratë e konfiskuara nga krimi. Drejtori u ka kërkuar vartësve të tij, të përllogarisin ndër vite,çdp detyrim që Policia e Shtetit ka ndaj efektivëve të saj, nga orët shtesë deri tek ato jashtë orarit të punës.

Xhesti “bujar” i drejtorit, tregon problematikat e thella që ka Policia e Shtetit, e cila reflektohet në performancën e dobët të efektivëve në shërbim, që me sa duket e paska një “alibi”: policët tanë jo vetëm janë të keqpaguar, por edhe të telendisur me orë të tejzgjatura dhe shtesë pa futur në xhep asnjë kacidhe.

Ky është një lajm shumë i trishtë për të gjithë qytetarët, të cilët presin ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike nga ana e forcave të policisë, ndërkohë që këta të fundit presin të paguhen për të çuar ushqim në sofër.

Çfarë mund të presësh nga një efektiv, i cili duhet të vendos jetën e tij në rrezik për ca kacidhe, ndërkohë që “kundërshtarët” e tij në luftën kundër krimit sorollaten me xhepa plot dhe me miq në çdo zyrë të shtetit?! Të vriten për ideal?!

Nga policë që bien në krye të detyrës sepse arma e tyre nuk qëllonte, tek policë që “bien” pas vitheve të vajzave gjatë turnit.

Nga gjithë kjo histori, policia e sotme do ketë nxjerr mësim, se pse është më mirë të jargavitesh pas vajzave gjatë orëve të shërbimit, se sa të luftosh krimin. Me siguri kanë qenë në ndonjë nga ato ditët e turneve të gjata e të papaguara.

Ama një pyetje kemi ne për z. Nano: Meqenëse OFL dështoi në të gjithë sipërmarrjen e saj të sekuestronte ndonjë kacidhe kriminelëve, të cilët u pasuruan gjithë këto vite me “djersën e ballit”, e duke qënë se ju jo vetëm që nuk ja bllokuat por dhe ja “pastruat” burimet kriminale të të ardhurave, duke i nxjerr si kriminel të pastër, me çfarë do t’i paguani efektivët tuaj të keqtrajtuar ndër vite, me drogë, për sa kohë të vetmet aksione të suksseshme kanë qenë ato të sekuestrimit të lëndëve narkotike në port?/Ekskluzive.al

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In