• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tani njerëzit kanë frikë, jo më nga virusi por nga varfëria”

02/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Tani njerëzit kanë frikë, jo më nga virusi por nga varfëria”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa ditësh karantine, njerëzit anembanë Italisë nisën të këndonin e të bënin muzikë nga ballkonet e shtëpive, ndërsa u bashkuan me moton : “Çdo gjë do të shkojë mirë” (Andrà tutto bene).

Tre javë më pas, kënga ka ndaluar dhe po shtohet frika për trazira sociale, pasi një pjesë e rëndësishme e popullatës, sidomos në jugun e varfër, po e kupton se gjërat nuk janë dhe aq mirë, shkruan The Guardian.

“Nuk ka më këngë dhe vallëzime në ballkone”, tha Salvatore Melluso, prift në dioqezën Caritas të Napolit, e cila bën vepra bamirësie.

“Tani njerëzit kanë frikë, jo më aq shumë nga virusi sesa nga varfëria. Nje pjesë nuk po punojnë dhe po mendojnë tani për bukën e gojës. Në bankat e ushqimeve sheh radhë të gjata”, shtoi ai.

Në jugun e Italisë ka pasur më pak vdekje nga koronavirusi sesi në rajonet veriore, të dërrmuara prej tij, megjithatë pandemia po godet rëndë përditshmërinë e njerëzve atje. Tensionet po shtohen në Kampanja, Kalabri, Sicili e Pulja, ku njerëzit po mbeten pa ushqime dhe pa para.

Ka pasur raporte se pronarët e dyqaneve të vogla po gjenden nën presionin të japin ushqime falas, ndërsa policia po patrullon nëpër disa zona për të kontrolluar supermarketet, me qëllimin të ndalojë vjedhjet.

Paride Ezzine, kamerier në Palermo, nuk po e merr më pagën e tij. “Natyrisht, për shkak të karantinës, restoranti u mbyll,” tha ai. “Unë kam gruan dhe dy fëmijë, e po jetojmë me kursimet tona, të cilat nuk e di sa do të zgjasin. I kërkova bankës të na shtyjë këstet e pagesës – por thanë jo. Kjo situatë po na rrënon ”, shprehet me shqetesim Paride.

Bllokimi, i cili parashikohet të zgjasë të paktën deri për Pashkëve, po prek gjithashtu 3.3 milion njerëz në Itali që mendohet se punojnë “ jashtë regjistrave” , e nga të cilët më shumë se 1 milion jetojnë në të gjithë Kampania, Kalabri, Sicili e Pulja, sipas shifrave më të fundit nga CGIA Mestre, një shoqatë biznesi me qendër në Venecia.

“Në realitet, ne nuk e dimë se sa njerëz janë duke punuar në të zezë, pasi këto numra janë vetëm përllogaritje, ” shprehet Giovanni Orsina, profesor i politikës në Universitetin Luiss në Romë.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm njerëzish jetojnë çdo ditë, duke bërë punë të rastit. Ekzistojnë gjithashtu dhe shumë shitës dyqanesh ose profesionistë që punojnë vetë, të cilët mund të kenë ca kursime të moderuara, por ato do të shterojnë nëse zgjat bllokimi,“ shton ai.

Në mesin e trazirave sociale që po formëzohen, kryeministri, Giuseppe Conte tha se 4.3 miliardë euro nga një fond solidariteti do të dërgoheshin menjëherë në të gjitha bashkitë dhe 400 milionë euro shtesë do të shkojne për kryetarët e bashkive që t`I kthejnë në kuponë ushqimesh. Por këta të fundit u ankuan se fondet, veçanërisht 400 milionët euro për kuponët e ushqimit, janë të pamjaftueshme.

“Prisnim më shumë dhe shpresoj që qeveria të gjejë një mënyrë”, thotë Salvo Pogliese, kryetari i bashkisë së Katanias. “Situata është jashtëzakonisht delikate pasi një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka të ardhura zero. Ata që më parë jetonin me dinjitet, tani e gjejnë veten në vështirësi, ” thekson ai.

Një nga problemet është se 4.3 miliardë euro duhet t`u jepeshin kryetarëve të komunave në muajin maj, dhe shumë prej fondeve tashmë ishin caktuar për t’u shpenzuar në fusha të tjera.

“Nëse qeveria pret që këto para të përdoren për të ushqyer njerëzit, atëherë komunat nuk do të kenë para për gjëra të tjera,” tha Orsina. “Dhe nëse shumën e 400 milionë eurove e ndan për të gjitha bashkitë, atëherë ajo është hiçgjë”.

Ka gjithashtu shenja se organizatat kriminale po shfrytëzojnë situatën. Aktualisht, po zhvillohen hetime mbi aktivitetet e një grupi në Facebook të quajtur “Revolucioni KIombëtar” që i ka nxitur njerëzit të plaçkisin supermarketet.

Leoluca Orlando, kryetari i Komunës së Palermos, i kërkoi qeverisë krijimin e “ të ardhurave të mbijetesës” për qytetarët më të varfër, nga frika se “grupet kriminale mund të promovojnë akte dhune”.

Ndërkohë, taksat për bizneset e vogla thjesht janë pezulluar, nuk janë shfuqizuar, që do të thotë se pronarët do të duhet t`I gjejnë paratë për kontribute në një fazë të mëvonshme, pavarësisht humbjeve nga karantina.

“Burokracia është armiku i vërtetë i këtij vendi dhe në një situatë krize është e pamundur ta zgjidhësh këtë problem,” tha Massimiliano Panarari, profesor në Universitetin Luiss. “Njerëzit mund të jenë përpjekur ta mbajnë lart moralin në fillimin e izolimit”, pohon ai, “por tani mendimet e tyre po kthehen drejt realitetit të hidhur të një vendi jashtëzakonisht të brishtë.”

The Guardian

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In