• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Sonila,Tritani dhe pushteti i “salibanëve” ëndërr…se nuk “fal” amerikani!

19/08/2021
in Blog, Debat, Kryesore
A A
Sonila,Tritani dhe pushteti i “salibanëve” ëndërr…se nuk “fal” amerikani!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

As mund të qeshim dhe as nuk mund të qajmë, deri kur në të ashtuquajtura media, që nuk janë zëdhënëse të situatave dhe të informimit por kuplara të maskuara si manastire, na japin mend disa të çmendur, që filozofinë e tyre e shesin për dritëlargësi, me teori që vetëm ata i kuptojnë, e që s’po i’a gjejmë dot burimin ose fundin e përrallave të tyre qesharake, sa do të gërmojmë.

Salibanët dhe Lul jaranët, sot shikojnë ëndrra me sy hapur, sikur talebanët do marrin pushtetin pasi Amerika “humbëse” do të largohet një herë e mirë nga Shqipëria, siç u largua nga Afganistani.

Sonila, Tritani dhe dhjetra filozof të tjerë po gjejnë ku të munden hapësira në media apo rrjeteve sociale, për të na “ndriçuar” me teorinë e tyre se: “Shqipëria e përkrahur nga SHBA, na qenka në fakt një “Afganistan” brenda në Europë, të cilën SHBA, shumë shpejt do e lërë në mëshirë të fatit”!

Askund nuk rezulton se shteti shqiptar është produkt i ndonjë beteje midis “salibanëve” të SHQUP-it dhe amerikanëve, por “salibanët” nuk i ndahen “luftës me mullinjtë e erës”, për t’i shkuar deri në fund planin të tyre antiamerikan, që fatmirësisht është i drejtuar nga disa mendje jo të shëndosha, që nuk duhen të merren shumë seriozisht.

Por “filozofët” tanë e kanë një arsye! Ata çirren e ngjiren, lehin e hungërijnë se u kanë ngacmuar rehatinë e padronëve të kamur që kuturbojnë me hajdutërinë e tyre, që nisin me halet e Gjirit të Lalëzit, e deri tek “të papëlqyerit” që duhet të ishin në burg, në vend që të na jepnin leksione diplomacie.

Dikush duhet t’ua thotë këtyre, se Amerika nuk e ka krijuar Shqipërinë dhe as shtetin shqiptarë, por ka dhënë kontributin e saj për të ndihmuar kombin tonë për të patur një të ardhme me standarte demokratike. Shteti i drogës dhe i mafias u krijua nga bandat e Sali Berishës, kur populli pasi u grabit, u mashtrua dhe u gjymtua… u ngrit në revolucion duke e dërguar fatkeqësisht në shtëpi, kur duhet ta dërgonte në skëterrë.

Nuk ka libër që i përshkruan dot bëmat e Salibanëve dhe nuk ka lavatriçe që i pastron të zezat e tyre, por vija paralele me Shqipërinë e sotme është një kurvëri e papranueshme. Shqipëria është një nga vendet më me stabilitet në Ballkan, me standarte jetese që rriten çdo ditë, me ndryshime të jashtëzokonshme kulturore, ekonomike, sociale.

Salibanët kanë tentuar të prodhojnë tre herë luftra civile, në vitet 1997, 1998, 2011… por ka qenë SHBA që i ka ndalur, sidomos në 2019 kur salibanët e bandave të molotovit, për pak sa nuk u klasifikuan si organizatë terroriste! Në fakt, salibanët ngelën të vetëmit taleban në Shqipëri të pa dënuar për ato që i kanë bërë këtij vendi, e kjo duhet të ndryshoi detyrimisht.

Tani nëse Sonila mendon se Salibanët janë e ardhmja e Shqipërisë dhe Amerika duhet ta fali Berishën, sikurse fali Abdul Ghani Baradar, duke kërkuar të lirohej nga burgu në Pakistan, për të ardhur në pushtet salibanët, më duket një lajthitje e rëndë, sepse Baradar nuk ka qenë kurrë komunist.

Ndërsa ëndrra e Tritanit dhe e Sonit, se amerikanët paskan gabuar me Edi Ramën, siç gabuan me presidentin afgan Ashraf Ghani, është një lajthitje endacakësh mediatik, që flasin ato gjëra që edhe pacientët e psikiatrisë do i kishin zili. Edi Ramën e kanë sjell në pushtet për të tretën herë votat e shqiptarëve, duke i poshtëruar grupin e vulëhumburve salibanët, lularët, monarët dhe zagarët, që flejnë nëpër kolibe çakejsh dhe hijenash, e jargaviten pas kockave dhe thelave të mishit të pushtetit të humbur, që i shikojnë me dylbi.

Salibanët tanë nuk janë taleban por shkallaban të Shqipërisë, që shumë shpejt do kërkohen si specie në zhdukje fal qytetarisë dhe inteligjencës së shqiptarëve. Ndërsa “non grata” do jetë një dordolec sikurse ështe dhe nuk ka kostum e rrobaqepës që e bënë sërish të frikshëm… si dordolec!/Ekskluzive.al

Share220Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In