• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si t’ia themi Braçes se është zv. Kryeministër?!

25/07/2021
in Aktualitet, Blog, Debat, Kryesore
A A
Si t’ia themi Braçes se është zv. Kryeministër?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Erion Braçe, njihet nga të gjithë shqiptarët si zv. Kryeministër i Shqipërisë. Ama vetëm nga shqiptarët, sepse vetë ai, as nuk e di, as nuk e ka parë dhe as nuk e ka dëgjuar Edi Ramën, kur në prezantimin e qeverisë, emri i dytë pas tij, është emri i Erion Braçes.

Kështu mendoj se duhet të jetë e shkruar edhe në shumë dokumente dhe urdhëresa që nxjerr qeveria, që në mungesë të kryeministrit, firmosen e vulosen nga zëvendësi i tij i parë dhe i vetëm.

Mirëpo çudia është se, qytetarët dhe bashkë me ta dhe unë, kemi filluar të dyshojmë që deputeti i katër legjislaturave, duhet të ketë problem të shëndetit mendor, përderisa vetëm ai nuk e di, se përse është atashuar prej vitesh në kryeministri dhe nuk arrin të lexoi, mbi derën e zyrës… Zv. Kryeministri!

Ndaj, me thënë të drejtën, na ka vënë në siklet, sepse ose duhet t’i themi Ramës se ke një post bosh nën vete, ose duhet t’i mbushim mendjen Erionit, se është zëvendësi i Ramës megjithëse fizikisht, hynë dy herë tek Rama. Ndoshta, kjo mund të jetë dhe një nga arsyet, që Braçe nuk e beson, se është ai zëvendësi.

Nëse vërtetë është i bindur se ai përfaqëson popullin dhe kërkon që populli ta mbroj nga shteti, po populli nga kush do të kërkoi mbrojtje?! Kjo është enigmë e madhe që mund ta zgjidh vetëm Erioni, duke pyetur Ramën dhe jo Braçen, që nuk resht duke u tallur dhe trembur shqiptarët.

Mënyra figurative që përdor deputeti Erion, është paksa e rëndë për tu honepsur nga qytetarët, që e kanë stomakun plot me bëma dhe histori të përdorimit të fuqisë së parasë. Të thuash se shteti, që t’i drejton ka degraduar, është thirrje për revolucion me parullën: “Hajde ta çlirojmë Shqipërinë nga këto oligarkë, nga kjo administratë, nga ky pushtet, nga kjo polici, nga… Edi Rama.

Jam i sigurt që kur i hedh këto mesazhe në profilin e tij, Erioni është përgjumësh dhe ngatërron adresë. Ato në fakt janë “shigjeta” për Edi Ramën, por Erioni i hedh në eter, duke menduar se edhe Rama do i lexoi ndonjë ditë, ndërsa qytetarët i bënë për të vjell, kur hiqet sikur po troket në dritare, që të hapet dera.

Ne duhet të gjejmë një menyrë për ta bindur Braçen, se është qeveritari numër 2 në Shqipëri, që ta heqi fiksimin, se është kokër misër që e ha gjeli! Problemi është, se si do i përgjigjemi pyetjes së tij: Po gjelin kush do ta bindi, se unë nuk jam kokërr misri?!

Halli i madh edhe për ne, që një zv. Kryeministër, na kërkon t’i zgjidhim hallin dhe ne nuk e ndihmojmë dot njësoj, si ata që e kanë tallur! /Ekskluzive.al

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In