• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohen projektet madhore që e çuan në Turqi Ramën!

04/06/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zbulohen projektet madhore që e çuan në Turqi Ramën!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka takuar edhe distributorin e vaksinës Sinovac me të cilin ka diskutuar mundësinë e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

Postimi i Ramës

I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…

Në takimin e delegacioneve është diskutuar për sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë super-inteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik, po ashtu për programin e mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

Balluku tha se kompania turke po planifikon që të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e disa medikamenteve dhe vaksinave. Si pjesë e projekteve të marrëveshjes Shqipëri-Turqi, pritet të bëhet edhe instalimi i kamerave CCTV në të gjithë territorin e vendit si dhe të bëhet kontrolli me dron.

“Kjo është një vizitë në vazhdim të marrëveshjes qeveritare që kemi nënshkruar në janar me qeverinë turke dhe për të gjitha projektet që kanë nisur prej asaj kohe në disa fusha të ndryshme si shëndetësia. Pjesë e kësaj pakete ka qenë dhe spitali rajonal i Fierit dhe vaksinat që kanë ardhur gjatë gjithë kohës dhe janë në përdorim për qytetarët shqiptarë.

Lajmi i mirë është se gjatë takimit të sotëm me pronarin e Sinovac ka pasur zhvillim tjetër duke qenë se kjo kompani parashikon të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e disa medikamenteve dhe vaksinave. Ndërkohë kemi vazhduar takimet me homologët të nisura në janar për të gjitha çështjet e bashkëpunimit mes dy palëve. E rëndësishme është që një pjesë e projekteve kanë nisur dhe një pjesë e projekteve të parashikuara do të nisë muajt me vijim.

Sot gjatë takimeve kemi pasur shkëmbim të mendimeve dhe projekteve me disa kompani ekselence të Turqisë. Po i referohem disa projekteve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, siç është kontrolli i territorit me anë të droneve apo CCTV, pra kamerave të vendosura kudo, por Turqia përmes një nga kompanive shtetërore më ekselente ofron shërbime në shumë vende të tjera e ka mjaft të avancuar këtë shërbim. Një nga këto projekte parashikohet të jetë kontrolli i territorit dhe i trafikut të jetë me anë të droneve të ajrit dhe kamerave që do të vendosen në të gjithë rrjetin rrugor shqiptar.

Kemi diskutuar edhe për projekte të tjera, pa lënë mënjanë projektet kulturore, siç janë ajo e restaurimit të zonës së Beratit dhe Gjirokastrës, projekte turistike në bregdetin e Adriatikut dhe Jonit dhe projekte që janë të lidhur me binjakëzimin e universiteteve. Të gjitha këto angazhime i kemi marrë gjatë marrëveshjes 2-palëshe në janar, disa kanë nisur dhe të tjera do të nisin së shpejti”, tha Balluku.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In