• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

“Në kohë lufte s’mund të jetojmë si në paqe”! Rama ‘shpërthen’ ndaj opozitës: S’është bërë deti kos, është çështje mbijetese. Nxit pasiguri! S’mund të bëjë poezi

18/03/2020
in Debat, Kryesore
A A
“Në kohë lufte s’mund të jetojmë si në paqe”! Rama ‘shpërthen’ ndaj opozitës: S’është bërë deti kos, është çështje mbijetese. Nxit pasiguri! S’mund të bëjë poezi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po nxit pasiguri në një moment të tillë që ai e konsideron kohë lufte. Sipas Ramës, shteti nuk mund të paguaj gjithçka për qytetarët dhe ata të vazhdojnë jetën normalisht si në kohë paqeje, ndërkohë që situata nuk është e tillë.

Gjatë një lidhje për “Top Channel”, Rama tha se “të bësh poezi në kohë lufte është e papërgjegjshme”.

Edi Rama: Të gjithë duhet të sillemi në jetën e përditshme sikur e kemi koronavirusin. Çfarë ndryshon nëse bëj një test dhe tregon se jam i infektuar? Edhe nëse do ta bëja testin dhe do të thoshte se ka dalë pozitiv, doktorët do të më thoshin rri në shtëpi. Unë jam sot me ju dhe nëse do të kisha ato simptoma do të isha në shtëpi. Nuk ka asnjë ilaç përveç trajtimit të zakonshëm me gripin që jemi mësuar.

Në spital shtretërit janë për ata që kanë nevojë për ndihmë të specializuar jo për ata që kanë temperaturë. Ata që kanë temperaturë si një grip të zakonshëm edhe nëse bëjnë testin, do të rrijë në shtëpi.

Zvicra një nga shtetet më të pasura të botës teston vetëm ata mbi 65 vjeç dhe të tjerëve u thotë rrini në shtëpi. Ruan “fishekët” për ata që do të vijnë në spital. Ata që nuk kanë probleme shëndetësore të mëparshme dhe nëse kanë virusin, duhet të rrinë në shtëpi. Kaq!

Në të gjithë botën, opozita bëjnë poezi dhe qeveritë prozë. Të bësh poezi në kohë lufte është e papërgjegjshme. Unë nuk qesendis opozitën. Jam i detyruar të reagoj kur shoh që opozita e vendit tonë në mënyrën më të pajustifikueshme nxit pasiguri dhe përhap panik apo siç ka bërë edhe me maskat.

Të thuash që të mos paguajmë drita, të mos paguajmë tatime dhe ndërkohë që qeveria t’u japë qytetarëve gjithçka do të thotë të bësh poezi dhe në mënyrën më të papërgjegjshme të sabotosh një përpjekje për të qenë bashkë në luftë.

Për sa më takon, unë po ju them njerëzve që do të bëjmë gjithçka që mund të bëhet në këtë tokë që populli ynë t’ia dalë kësaj sfide dhe të nesërmen e largimit të armikut nga territori ynë jeta të rifillojë përsëri dhe të mos jemi të shtrirë përtokë.

Nuk është bërë deti kos dhe nuk ka një mundësi objektive që qeveria, shteti të marrë përsipër që njerëzit në luftë të jetojnë si në paqe duke mos punuar si në kohë të luftës. Lufta është mbijetesë dhe jo të jetoj unë si në kohë paqeje dhe të luftojë tjetërkush.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In