• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Dhurata më e keqe që Enveri i la Shkodrës që se deshti kurrë është PD”! Rama shkodranëve: Kush është komunist apo ish komunist… unë, Edona, Beneti, Iliri ?!

15/04/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Dhurata më e keqe që Enveri i la Shkodrës që se deshti kurrë është PD”! Rama shkodranëve: Kush është komunist apo ish komunist… unë, Edona, Beneti, Iliri ?!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në qytetin e Shkodrës, tregoi se ky qytet, po mbahet peng ende nga hija e diktatorit Enver Hoxha.

Ai tha se dhurata më e keqe që ish-diktatori ka lënë për Shkodrën e cila se deshte kurrë është Partia Demokratike.

Rama ndër të tjera, bëri thirrje për t’i dhënë mundësi, e të tregojë se çfarë Partia Socialiste do të bëjë për Shkodrën.

“Më dhënë këtë bluzë me parashikimin tim të rezultatin, por mu kujtua një shoku im, king Shkodre, në kohën kur luaja basketboll. Një shokun tim që ishte shumë më i bukur, i shpejtë, që ishte shumë më i talentuar se unë Sokol kala. Dua ta përshëndes sepse ai jeton në Itali dhe dua ta përshëndes me këtë rast edhe disa të tjerë që ishin djemtë më të bukur të Shkodrës, Krab Llazani, Mikel Gjoni,Avenir Kalaja nuk ishte dhe aq i bukur, po të dilte përpara, por ishte një mal që të dilte përpara dhe të fuste frikë. Edhe Astrit Zaganjori, por s’ishte dhe aq i bukur.

Ishim një skuadër e jashtëzakonshme, skuadër talentesh që ngrinte në peshë të gjithë Shkodrën. Më kingat dhe më të mirat prej tyre jetonin me hijen e biografisë dhe nuk dilnin jashtë shtetit. Kur Partizani që ishte kampion luante kupën e Kampioneve ata luanin për partizanin por jashtë nuk luanin dot.

Ata e kanë kthyer Shkodrën në viktimën e hakmarrjes së tyre, pikërisht ta, diktatori dhe diktatorët e vegjël rrotull ty, që i kanë kthyer shkodranët njësoj si veten në urrejtës, sharës, përçarës dhe në emrin e demokracisë dhe PD bëjnë atë që Enver Hoxha do të donte të linte mbrapa si mallkim Shkodrës, e cila asnjëherë nuk e deshti diktaturën.

Si kjo ditë që unë shoh, të jeni të sigurt, që PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër, fiks siç Enver Hoxha dot ë donte të ishte Partia Demokratike. Siç ai do të donte që ne emër të demokracisë e gjithë Shkodra të mbahet peng siç është mbajtur peng deri më sot. Duke u bërë vendi më i prapambetur i Shqipërisë. Kur në fakt Zoti ia ka dhënë të gjitha, por Shkodrën e mban peng Enver Hoxha me frymën e hijen e tij, përmes atyre që i thonë vetes Partia Demokratike e Shkodrës.

Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru, e shpallte tradhtare Jozefina Topallin. Ajo nuk është shoqja ime, por Jozefina Topalli tradhtare? Si Liri Belishova dikur? keni 30 vite që jetoi komunizmin po ça komunizmi luftoni ju. Unë komunisti dhe Saliu demokrati, a jeni me trutë e tokës. Partia Socialiste komuniste? Kush është komunist? Edona, Beneti, Ilr Bejqja po, ai po është komunist, se ka lënë Voltanën në izolim. Ndaj nuk pastron dot as plehrat në Shkodër se e mban të ngujuar komunisti Ilir Beqja.

Si ka mundësi që në këtë vend që nxori Migjenin, Luigj Gurakuqin, dinastinë e Marubëve, mbiu e mbrapshtë bashkë me lirinë fara e poshtër, e totilitarizmit komunist, në trurin e tyre që morën flamurin e PD dhe e kthyen në atë të përçarjes. Këta që duan Shkodrën shumë, i kishin marrë të gjithë thesaret e Marubëve dhe i kishin lënë si thasë me tallash në errësirë, e lagështirë, kush e shpëtoi atë thesar?

Kush e bëri Muzeun Kombtar Marubi në Shkodër? Pse s’e bënë ata? Sepse për ta Shkodra nuk është histori, kulturë, por vend që e mbajnë peng. Para se të vinin këtu ishin ja dy qerosë dhe ishin shumë kile më shumë se mua dhe më thanë Rama ik se nuk i duam komunistet. Unë s’pata mundësi t’i them që të bënin fizkulturë, sepse i mbyti kolestoroli. Kjo është Shkodra që doni ju? Po flas për ata që luftojnë komunizmin akoma.

Po flas me ata që i shtrojnë rrugët e sheqerit Lulit kur vjen me krushqit. Rama ik se ne nuk po të mundim dot dhe po s’të mundëm do të qëndrojmë në plehra. Për mua është shumë e qartë, unë nuk mendoj që PS ka bërë më të mirën në Shkodër, përkundrazi mendoj që PS s’ka dhënë këtu prova të mjaftueshme për të bindur shumëkënd që ndihet qytetar i Shkodrës dhe nuk është pjesë e atyre me qafën e trashë.

Por, e kam parasysh shumë mirë që qytetarët dhe njerëzit e zakonshëm që thonë s’jam me asnjë parti. E shohin ekranin e politikës kështu, unë i mirëkuptoj kur shkojnë në hipotekë dhe u nxihet jeta. Nuk mund të rri pa i kuptuar se pas votës lindin drejtorë.

Kam ardhur me njerëz të cilët janë prova sipas meje e sigurt qoftë e faktit që jam shumë i vetëdijshëm dhe s’i kemi dhënë Shkodrës ofertë bindëse dhe qoftë për faktin që se dua PS një parti që jeton për vete, por një hapësirë për të gjithë ata që duan të na bashkohen. Deri kur mund të takoj dhe të bind që duhet të përfshihet se përse ishte e pakënaqur, e lodhur.

Kisha bërë më parë disa përpjekje, kisha takuar më parë disa të tjerë, vajza, gra, djem që e duan Shkodrën. Beneti është demokrat, po pse jam këtu me të, sepse kemi punuar dhe kemi bërë shumë gjëra, e rëndësishme është që Shkodra nëse do të ndryshojë dhe t’i japë vetes një shans dhe përsërit 30 vite atë gjë dhe pret të kesh rezultat tjetër, vetëm të jesh jashtë mendjes. Kam besim që me Edonën dhe Benetin ky komunitet do të ketë dy njerëz të vetët. Ia vlejmë a jo për Shkodrën, na jepni një mundësi ta tregojmë”, u shpreh Rama.

Share217Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In