• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Stërvitja e SHBA alarmon Moskën, të acaruar për trupat e dislokuar në Shqipëri, mediat ruse glorifikojnë Metën për bllokimin e Rinasit

15/04/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Stërvitja e SHBA alarmon Moskën, të acaruar për trupat e dislokuar në Shqipëri, mediat ruse glorifikojnë Metën për bllokimin e Rinasit
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stërvitja “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të Ballkanit ka shqetësuar Rusinë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim të martën e tregoi qartë qëllimin e kësaj stërvitje, duke deklaruar se është një demonstrim ndaj të gjithëve se sa shpejt SHBA mund të angazhohet në një rast lufte, qoftë dhe në mbështetje të partnerëve të saj. Deklarata erdhi në një kohë kur u bllokua aeroporti i Rinasit dhe u vonua mbërritja e disa ushtarakëve amerikanë.

Bllokimi dyshohet se ka lidhje po me këtë stërvitje. Ndërkohë nëse sheh mediat ruse duket se ky angazhim nuk mirëpritet. Madje sipas tyre, ai është një tregim force ndaj Moskës.

Janë të shumta portalet që kanë shkruar për këtë stërvitje, ndërsa shkrimi më i fundit është bërë nga gazeta e ushtrisë ruse “Krasnaya Zvezda” në datën 12 prill. “Defender of Europe 2021 është një përpjekje tjetër e dyshimtë e aleancës për të demonstruar unitetin dhe gatishmërinë e saj për mbrojtje të përbashkët kundër kërcënimeve të largëta.

Numri i trupave që do të marrin pjesë në stërvitje, stërvitja e cila sipas amerikanëve “nuk synon kundër Rusisë” është e habitshme. Vitin e kaluar, SHBA synoi të transferonte 40 mijë trupa, rreth 20 mijë njësi armësh dhe pajisje ushtarake… Këtë vit në këtë stërvitje është planifikuar të marrin pjesë rreth 40 mijë ushtarë dhe rreth 15 njësi ushtarake të vendeve anëtare të NATO, të cilët do të vendosen në kufi me Rusinë…

Në të njëjtën kohë, zhvillimi i skenarëve të luftës me Federatën Ruse është qartë i dukshëm”, thekson gazeta. Aty përmendet dhe Shqipëria dhe fakti që një pjesë e madhe e trupave do vendosen në vendin tonë. “Një pjesë e pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Amerikane nga bazat në Gjermani do të transferohen në Shqipëri.

Disa baza në Slloveni dhe Kroaci janë rezervuar për shkarkimin e pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Britanike”, thuhet aty. Më tej tregohet se shumë avionë e anije do qëndrojnë në Detin e Zi, duke cilësuar si karshillëk ndaj Rusisë. “Të gjitha këto ngjarje janë planifikuar të mbahen në afërsi të kufijve tanë në prag të kremtimit të 76 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike dhe pas vendosjes së ushtrisë në kufirin me Ukrainën”, thuhet më tej.

Bllokimi i Rinasit

Teksa kjo stërvitje ka bërë bujë në Moskë, pasqyrim në media ka pasur dhe për bllokimin e Rinasit. Ky skenar dyshohet se erdhi pikërisht për të bllokuar stërvitjen amerikane. Mesazhet e kontrollorëve tregojnë se ka pasur gisht dhe presidenti Ilir Meta në këtë mes, ndërkohë që disa portale duhet theksuar se e kanë pasqyruar normalisht ngjarjen, ndërsa disa të tjera janë fokusuar pikërisht te akuzat e kryeministrit ndaj presidentit. Ndërsa disa kanë përmendur dhe takimin e Metës me anëtarët e Sindikatës, ku dhe u bë tjerrja e planit të bllokimit. “Një javë më parë, sindikata e tyre u takua me presidentin dhe shprehu shqetësimin për disa nga vendimet e bordit gjatë vitit të kaluar. Kontrolluesit thonë se bordi ka ndryshuar rregullat dhe udhëzimet në lidhje me sigurinë e trajtimit të ajrit, duke rrezikuar kështu sigurinë e tyre dhe sigurinë e hapësirës ajrore të vendit.

Ata pretenduan se qeveria e kishte refuzuar kërkesën e tyre brenda 10 muajve të fundit, pavarësisht nga mbështetja e Kontrolluesve të Trafikut Ajror Evropian”, shprehen mediat ruse. Ndërsa një tjetër portal fokusohet te debati Rama-Meta. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se do të pushojë nga puna të gjithë punonjësit e aeroportit që nuk kthehen në punë pas orës 10:00. Përveç kësaj, kreu i qeverisë akuzoi Presidentin shqiptar Ilir Meta dhe partitë e opozitës për përpjekjen e një grushti shteti dhe synimin për të ndërprerë furnizimin me vaksinat kundër koronavirusit përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 25 Prill”.

Të njëjtat shkrime kanë qarkulluar në disa portale. Sipas informacioneve, dyshimet e ndërkombëtarëve kanë qenë se bllokimi Rinasit ishte për të penguar zbarkimin ushtrisë amerikane për stërvitjen “Defender 21”. Nga ana tjetër po hetohet nëse janë të përfshira shtete të tjera, ndërsa Meta duket se pati rol kyç.

img src=”http://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2021/04/800-0-6077d45d77a7d.jpg” alt=”” width=”800″ height=”569″ class=”alignnone size-full wp-image-166910″ />

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In