• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Po kërcënon me shpërndarje të parlamentit”… fantazi deliranti! Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës pas paralajmërimit të Ilir Metës

03/03/2020
in Kryesore
A A
“Po kërcënon me shpërndarje të parlamentit”… fantazi deliranti! Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës pas paralajmërimit të Ilir Metës
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, presidenti Iir Meta paralajmëroi sot se do të firmosë shpërndarjen e parlamentit nëse shumica sipas tij nuk tërhiqet nga nisma për disa ndryshime në procedurat e betimit të anëtarëve të Gykatës kushtetutese. Ai e bëri të ditur këtë gjatë manifestimit të thirrur prej tij sot në mbrëmje në Tiranë, në Bulveradin “Dëshmorët e kombit”, përpara selisë së presidencës.

Sipas ndërhyrjes ligjore të miratuar në parlament tre javë më parë “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”. Ky akt i shumicës është konsideruar nga presidenti si një “grusht shteti”.

Ai firmosi në shesh dekretin që ja kthen pas parlamentit ndryshimet, dhe menjëherë më pas u betua përpara flamurit se “nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze që luan me sovranitetin, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë u jap fjalën, në emër të këtij flamuri, se pas datës15 mars, kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do e marrin seriozisht, unë Ilir Meta betohem se do ta firmos atë dekret në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”, deklaroi zoti Meta.

Por kushtetuta shqiptare i njeh presidentit të drejtën për të shpërndarë parlamentin vetëm në dy raste: (Neni 96) “Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin” dhe (Neni 104) “1.Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. 2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës”.

Fjala e presidentit Meta që pasoi ndërhyrjet e disa figurave jo politike, që ishin në krah të tij në podium, si juristë, diplomat, student apo dhe artiste, ishte e ngarkuar me tone të ashpra dhe akuza të forta ndaj shumicës. “Jemi këtu sepse Shqipëria është e ndarë në popullin kuq e zi dhe në grupin që përfaëson një botë të vogël, të errët e tradhëtare të puçistëve dhe oligarkëve që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit. Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi sot për t’u vënë përballë kundër grushtit të shtetit”.

Gjatë manifestimit, zoti Meta mori për pak minuta në dorë flamurin amerikan. “Unë të parën kam e do kem gjithmonë Shqipërinë. Por Amerikën e kam të dytën, dhe jam gati, për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën, që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi zoti Meta duke shtuar se “këtë flamur e mora, pasi kanë ardhur me dhjetra e me qindra shqiptarë nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë. Për kongresmenin Engëll, dhe gjithë miqtë e jashtëzakonshëm që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare e do jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona”.

Menjëhrë pas mbylljes së manifestimit në një postim në Twitter reagoi ambasadorja amerikane në Tiranë. “U habita kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm në mbrëmje. Për të shmangur çdo keqkuptim, duam të sqarojmë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo të drejtë për protesta paqësore, ne nuk kemi të bëjmë fare me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, theksoi ambasadorja amerikane.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama tha në mbrëmje se “presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri që s’ka asgjë më për presidentin më dhe që sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë një dekret për t’i shpallur luftë SHBA-ve, por që parlamenti nuk do ta njohë”./VOA

Share224Tweet140


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In