• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mblidhet Komiteti Ndërministror, Rama: Situata nën kontroll, të gjithë janë në terren, akuzave të opozitës nuk ua kemi gjetur ende vaksinën

09/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
‘Në krye të detyrës’! Rama poston fotot dhe tregon çfarë po ndodh në terren
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në mbrëmje Komitetin Ndërministror për Emergjencat Civile, për të folur mbi situatën e përmbytjeve në vend. Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë qarqe të vendit dhe kjo ka bërë që kryeministri të vijë me shpejtësi nga Athina, ku dhe ishte për vizitë.

Rama dhe ministrat deklaruan se të gjithë janë në terren dhe janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën. “Të vazhdojmë intensivisht këtu punë, secili e di detyrën e tij, është e rëndësishme që iu theksua nga Brace që e ka ndjekur në kohë reale që niveli i gatishmërisë dhe i reagimit në strukturat vendore, me përjashtim të një bashkie që qëndron si hudhër për të mos u marrë mësysh Shqipëria.

Nga pikëpamja e jetëve njerëzore, nuk ka dëm, nga pikëpamja e banesave dëmet janë minimale, nga pikëpamja e lëvizshmërisë, ka pasur ndërhyrje të menjëhershme, flas për njerëzit, por edhe për makinat”, tha Rama.

Rama u përgjigjet Metës dhe opozitës

Dje presidenti dhe opozita lëshuan akuza për situatën, por kryeministri u është përgjigjur me ironi. “Akuzave politike nuk kemi çfarë u bëjmë edhe COVID iu gjet vaksina e imunizimit, të cilën shpresoj që ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët përpara afatit, ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, kështu që për shkak të dëshpërimit ata për fat të keq kapen pas fatkeqësive natyrore për të bërë politik, në do bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën si po e bëjmë në këtë moment të vështirë për shkak të reshjeve”, tha Rama.

Situata në vend

Zv/kryeministri Erion Braçe ishte ai që dha detaje mbi situatën në vend. Ai deklaroi se të gjithë janë lajmëruar një për një dhe janë në terren, që nga ministrat deri te kryepleqtë e fshatrave. “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nën kujdesin e ministrit të Transportit ka qenë në terren dhe rrugët janë të gjitha të hapura.

Gjatë 4 ditëve të fundit, por dhe më herët nuk ka munguar asnjë minutë energjia elektrike nga hidrovoret. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani. Komiteti që e menaxhon është mbledhur çdo ditë. Kemi një situatë të kontrolluar. Pa më të voglin diskutim që të gjitha këtyre agjencive nuk u ka munguar mbështetja financiare. Të gjithë kryetarët e bashkive kanë mbledhur shtabet e tyre të emergjencave. Sot që flasim dita ka qenë edhe më e vështirë prej reshjeve që kanë rënë”, tha ai.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një panoramim të qartë të situatës në qytetet kryesore në Shqipëri pas reshjeve të dendura të shiut që pushtuan vendin. Ai tha se në terren janë rreth 2 mijë efektivë të FA. “Lezhë janë 2500 ha të përmbytura, 2 familje të evakuuara, niveli i ujit është shumë i lartë në Drin e Gjadër. Vlorë ka vetëm një shembje rrugë në Borsh Piqeras, situata nuk është kritike, niveli ujit te Ura e Mifolit është 6.2 m. Në Fier kuota në Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit, argjinaturat janë pa probleme.

Në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit Zeze, 250 ha të përmbyt në Bubq dhe 3 lagje të bllokuara, në Thumanë situata në kontroll, ka disa fshatrat që ka pasur përmbytje në oborre të banesave! Në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë. Në Gjirokastër situatë emergjence, janë marrë masa dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme. FA ka dyfishuar gatishmërinë 260 forca të specializuara 1600 të tjera të shtabeve dhe të qarqeve. Rreth 1100 forca nga bashkitë e rrezikuara janë të angazhuar dhe në dispozicion të emergjencës”, tha Peleshi.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In